• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LUFTA” NDAJ INFORMALITETIT/  Zbulohet skema e evazionit masiv me hidrokarburet, arrestohen 2 persona (EMRAT)
Home
Breaking News

“LUFTA” NDAJ INFORMALITETIT/ Zbulohet skema e evazionit masiv me hidrokarburet, arrestohen 2 persona (EMRAT)

2 August, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një skemë masive evazioni është goditur këto ditë, në kuadër të aksionit anti-informalitet të Tatimeve. Dy persona kanë përfunduar në pranga nën akuzën e mashtrimit dhe evazionit fiskal me mallrat e akcizës, ndërkohë që hetimet janë shtrirë në mbi dhjetëra të tjerë.

Shqiptarja.com mëson nga burime konfidenciale se inspektorët e Hetimit Tatimor kanë zbuluar disa raste në Elbasan, Tiranë e Durrës, ku subjektet që operojnë në fushën e tregtimit të naftës e gazit kanë kaluar nga pompat automatike, në përdorimin e atyre manuale, të cilat ka vite që janë ndaluar dhe mund të përdoren vetëm në raste ekstreme, të lejuara nga institucionet shtetërore.

Evazioni ishte i organizuar mirë dhe fillonte që në pikat hyrëse të depozitave të shumicës, të stacionuara në Porto Romano, për të përfunduar në pikat e shpërndarjes me pakicë të naftës, benzinës e gazit natyror.

Konkretisht, kompania Xhogu shpk, me pronarë Ermal Resulaj dhe Lulzim Hoxha, që ishte organizatore e kësaj skeme, rezultoi tërësisht e palicensuar. Pas kallzimit nga drejtoria e Hetimit Tatimor Qendër për këtë subjekt dhe pronarët e tij, të kapur në flagrancë duke përdorur këtë skemë vjedhjeje në një karburant në hyrje të Elbasanit, Prokuroria e Elbasanit lëshoi urdhër arrestet.

Gjatë hetimit, doli se Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë e ka konstatuar dhe denoncuar në Prokurori këtë kompani dhe këtë skemë që në vjeshtë të vitit 2013, por dosja, megjithëse zbulonte veprime me pasoja shumë të rënda për arkën e shtetit, ka mbetur në sirtarët e organit të Akuzës për gjashtë vjet.

Përfituesit kryesorë nga evazioni kanë qenë kompani të naftës e gazit. Ata zotëronin pompat e karburantit, paisjet fiskale të të cilave, nga regjimi automatik, i kalonin në regjim manual.

Kështu reduktoheshin manualisht deklarimet e shitjeve, duke bërë evazion fiskal me mallra, për të cilat paguhet akcizë, shkelje që dënohet më rëndë se evazioni tjetër nga Kodi Doganor. Personat që janë tani në pranga dyshohet se e ndanin fitimin e jashtëligjshëm me kompani të shumicës, të kasave fiskale dhe natyrisht inspektorëve tatimorë e prokurorëve të korruptuar.

Gjatë kontrollit, është konstatuar edhe një sasi Jet Fuel (karburant avionësh) me sasi më të lartë squfuri nga sa lejohet, e cila ka hyrë në depozitat e Porto Romanos. Pas ndalimit të kësaj sasie, administratori Pirro Bare është detyruar ta kthejë mbrapsht sasinë e karburantit, duke sjellë një sasi të dytë me cilësi normale. Kujtojmë se janë disa emra të mëdhenj të botës së biznesit që janë kapur me shkelje dhe janë gjobitur në kuadër të aksionit anti-informalitet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TREGON PSE PËLQEHET SHUMË NË ATDHEUN E TIJ/ Rashica flet pa modesti: Në Kosovë të "çmendur" për futbollin, dua t’i nderoj...
Previous article NË MES TË PARISIT/ “Princesha” arabe vjedh 1.6 milion euro bizhuteri me çokollata

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT