• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BLLOKIMI I “TAIVANIT”/ Menaxheri i lokalit ia “delegon” fajin kamarierit: U pushua…
Home
Breaking News

BLLOKIMI I “TAIVANIT”/ Menaxheri i lokalit ia “delegon” fajin kamarierit: U pushua…

2 August, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Drejtoria e Hetimit Tatimor, kreu mbrëmjen e së enjtes,  bllokimin e lokalit të njohur në mes të Tiranës, Taivan, në kuadër të aksionit antiinformalitet. Lajmi u publikua edhe nga vetë zv/kryeministri Erion Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili theksonte se aksioni i nisur me dorë të hekurt nga drejtoria e përgjithshme e Tatimeve, nuk do të kursejë askënd, nëse kapet në shkelje të ligjit.

Në postimin e tij Braçe publikonte foto nga lokali në fjalë, ndërsa në dyert e lolalit ishin vendosur shiritat “Hetimi Tatimor”. Zv/kryeministri shkruan se “Mu në zemër të Tiranës dhe pa asnjë-zero kupon tatimor në çdo tavolinë! Për herë të dytë!!”

Ndërkohë në një reagim për “BalkanWeb” menaxheri i këtij lokali, shprehet se nga aksioni i inspektorëve tatimorë, ka rezultuar se pa kupon tatimor, ka qenë vetëm një prej tavolinave, faktuar kjo edhe në procesverbalin e hartuar prej tyre.

“Nga të gjitha tavolinat e mbushura me kliente, kanë gjetur vetëm 1 pa kupon dhe vlerë e faturës është 4.300 lekë. Eshte abuzimin i njerit prej kamariereve, i cili u pushua menjehere nga puna”. Sipas tij punonjesit e tatimeve kane urdheruar bllokimin e te gjitha njesive ne te dy katet e godines, per kete fature te munguar, duke lene ne pune vetem kazinone e cila ndodhet ne katin perdhes.

Menaxheri i Taivan thekson se do të apelojë masën e marrë nga drejtoria e hetimit tatimor, duke kërkuar lirimin e ambjenteve të bllokuara. Gjithashtu në apelimin e masës do të kërkohet edhe zhdëmtimi ekonomik ashtu si edhe për prishje të imazhit, duke marrë parasysh faktin se bllokimi i lokalit është kryer në kulmin e sezonit turistik.

Ne fakt duket absurde qe zv kryeministri ne statusin e tij reklamon qe ne lokal jane gjetur te gjitha tavolinat pa kupon tatimor, nderkohe qe ne procesverbalin e mases se marre nga Tatimet, rezulton vetem njera prej tyre pa kupon.

Bllokimi i lokalit perpos show qeveritar mund te rezultoje me humbje per financat e tatimeve, duke patur parasysh se gjate periudhes se bllokimit nuk do te realizohen te ardhura qe vijne nga taksimi i xhiros se lokaleve ne godinen e njohur ne qender te Tiranes. Per me teper keto humbje mund te shtohen nga nje vendim i pritshem i gjykates per demin ekonomik e te imazhit te Taivanit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS KALIMIT TË CUTRONE TEK KLUBI ANGLEZ/ Një tjetër lojtar i Milan drejt Premier, ja emri
Previous article "NUK KA NEVOJË TË SHPENZOJË"/ Flet Mou: Lampard i ka lojtarët, koha do tregojë…

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT