• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SANDËR LLESHAJ NUK U PËRKET FARËS SUAJ”/ Ministri i Brendshëm u përgjigjet akuzave të PD: Vuajnë një krizë të thellë
Home
Politikë

“SANDËR LLESHAJ NUK U PËRKET FARËS SUAJ”/ Ministri i Brendshëm u përgjigjet akuzave të PD: Vuajnë një krizë të thellë

2 August, 2019 k.autor Politikë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u është përgjigjur sot akuzave te PD-se lidhur me procedurat e prokurimit per uniformat e Policise se Shtetit.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Lleshaj, shkruan se do ta ndjeke ceshtjen ligjerisht dhe garanton se “Çdo shumë financiare, që do të rezultojë si zhdëmtim pas procesit gjyqësor, do të shkojë në favor të familjeve të policëve të rënë në detyrë”.

Postimi i Lleshajt

Drejtuesit e PD-së vuajnë një krizë të thellë. Ata besojnë sinqerisht se kushdo që ka një pushtet vjedh, pasi ata vetë kanë vjedhur sa herë kanë patur një mundësi për ta bërë këtë. Në vijim të kësaj logjike mjerane, përmes një deklarate dje, ata kanë parashikuar një vjedhje që do të ndodhë në të ardhmen, kur të përzgjidhet fituesi i një procedure prokurimi për uniformat e Policisë së Shtetit.

Duke hedhur poshtë me neveri gënjeshtrat e turpshme që mbajnë logon e PD-së, më mbetet t’ju them autorëve të tyre:

1) Sandër Lleshaj nuk i përket farës tuaj.
2) Sandër Lleshaj ka dhe do të ketë vetëm një pasuri në jetën e tij: Nderin e tij, të familjes, të të parëve të tij dhe të Atdheut të tij.
3) Sado të ëndërroni, Sandër Lleshajn nuk do ta keni kurrë të ngjashëm me ju, as në vjedhje, as në vrasje dhe as në turpe të tjera.

Mund të duket naivitet nxitimi juaj për të parashikuar një vjedhje në të ardhmen. Por, në të vërtetë, kjo është një përpjekje djallëzore për të ndërhyrë dhe ndikuar në një procedure publike dhe të hapur ndërkombëtare.

Dhe, pa dashur të parashikoj të ardhmen, më duhet të garantoj drejtuesit e PD, se:

1) Vjedhja e dëshiruar dëshpërimisht prej jush nuk do të ndodhë.
2) Tentativa juaj për të ndërhyrë në procesin e prokurimit të uniformave të Policisë së Shtetit nuk do të ketë sukses.
3) PD do të duhet të mbrojë përpara një gjykate poshtërsitë me të cilat ka ndotur opinionin publik.
4) Çdo shumë financiare, që do të rezultojë si zhdëmtim pas procesit gjyqësor, do të shkojë në favor të familjeve të policëve të rënë në detyrë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VELIAJ SFIDON METËN/ Më 13 Tetor në Tiranë do mbahet Maratona e vrapimit (FOTO)
Previous article E FUNDIT/ Gjendet një makinë e djegur në afërsi të stadiumit në Sarandë. Dyshohet se...

k.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT