• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“QEVERI TEKNIKE”/ Zgjedhjet në dorë të Thaçit – presidenti zvarrit procesin
Home
Rajon

“QEVERI TEKNIKE”/ Zgjedhjet në dorë të Thaçit – presidenti zvarrit procesin

2 August, 2019 k.autor Rajon

Sot janë bërë dy javë prej kur Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës, pasi që mori ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale. Derisa vendi ka mbetur pa qeveri funksionale presidenti Hashim Thaçi po vazhdon që të zvarrisë punën e zgjedhjeve. Këtë javë ai kishte paralajmëruar konsultat me partitë, por, që një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Për këtë çështje partitë politike kanë paralajmëruar se javën tjetër do të thërrasin seancë të jashtëzakonshme, për ta shpërndarë Kuvendin.

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, një javë nuk e tha asnjë fjalë sa i përket veprimeve që do të ndërmarrë siç parashihen edhe në Kushtetutë pas dorëheqje së Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit.

Për këtë javë, ndërkaq, i njëjti tha se do të thërrasë për konsultë të gjitha partitë politike, duke shtuar se do të diskutohet për gjetjen e një zgjidhjeje, por, që ai nuk përmendi asnjëherë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Nga Presidenca përmes një njoftimi për media, thanë se konsultat do të fillojnë këtë javë, mirëpo, te zyrat e presidentit janë shfaqur deri më tani vetëm subjektet minoritare.

Ai deri më tash ka takuar përfaqësuesit e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) dhe ata të subjektit VAKAT nga Grupi Parlamentar 6 plus dhe partitë e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas, por nuk ka njoftime se kur mund të ketë takime me përfaqësuesit e tjetër të partive politike. Të njëjtëve nuk iu është dërguar as ftesë.

Partitë politike janë deklaruar ditë më parë për Express se te presidenti Hashim Thaçi do të paraqiten vetëm nëse thirren për të diskutuar për datën e zgjedhjeve, të gjitha po mohojnë se do të mundë të bëhen pjesë e ndonjë skenari të qeverisë teknike.

Zyra e Presidentit deri më tani nuk ka sqaruar se pse nuk iu është dërguar ende ftesë partive të mëdha, apo, se kur do të përcillen të njëjtat.

Ditë më parë presidenti i Kosovës është takuar me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën, derisa, e njëjta deklaroi se me presidentin kanë diskutuar për afatet ligjore, kjo nëse zgjedhjet mbahen.

Partitë politike në anën tjetër kanë paralajmëruar se nëse presidenti nuk i përshpejton procedurat, do të shkojnë me shpërbërje të Kuvendit.

Njejtë u deklarua gjatë kësaj jave edhe kryeministri në largim Ramush Haradinaj.

I njëjti shtoi se janë duke pritur që të shtunën të përfundojë procesi i brendshëm zgjedhor në LDK, derisa, menjëherë pas zgjedhjes së kryetarit në atë parti, do të thërrasin seancë të jashtëzakonshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT E PARTISË DEMOKRATIKE PËR TENDERIN E UNIFORMAVE/ Ministria e Brendshme sqaron procedurën: Përgënjeshtrojmë çdo pretendim
Previous article HORROR/ Vrau ish-gruan dhe pesë të tjerë në banesë, më pas vret veten

k.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT