• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MEIDANI PRESIDENT?! Dash Shehi kundër propozimit të Metës: Nuk zgjidhen kështu hallet e Shqipërisë
Home
Politikë

MEIDANI PRESIDENT?! Dash Shehi kundër propozimit të Metës: Nuk zgjidhen kështu hallet e Shqipërisë

2 August, 2019 k.autor Politikë

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi komentoi propozimin e presidentit Ilir Meta, për dorëzimin e detyrës së presidentit profesorit Rexhep Meidani.

Shehi tha në studion e lajmeve në RTV Ora se hallet e Shqipërisë nuk zgjidhen me iniciativa personale, sepse nuk zgjidh asgjë. Ai theksoi se problemi i opozitës është që t’i ofrojmë shqiptarëve një palë zgjedhje të ndershme.

“Këto janë propozimet e Metës, nuk shoh ndonjë gjë të keqe, por nuk zgjidhen hallet e Shqipërisë kështu.

 

 Me iniciativa personale, sado dashamirës të jetë.

Zoti Meidani është një burrë shumë i nderuar, por ne në Shqipëri sot nuk kemi këtë hall. 

Kemi hall sepse Kryeministrinë, pushtetet e të gjithë hapësirës politike dhe institucionale shqiptare i ka zënë një njeri i vetëm.

Kjo nuk zgjidh asgjë. Zëvendësimi i Metës me Meidanin, apo i Mejdanit me dikë tjetër. Problemi jonë është që t’i ofrojmë shqiptarëve një palë zgjedhje të ndershme, pa hajdutë votash, kriminelë që dhunojnë votën dhe oligarkë që e blejnë.

Kjo është e keqja e Shqipërisë sot për sot dhe prandaj na duhet ndryshim i ligjit zgjedhor në radhë të parë, ndryshim i ambientit politik, që do të thotë të ndryshojmë edhe disa elementë të kushtetutës.

Na duhet edhe të paktën, jo të futen në burg të 20 bandat që kontrollojnë Shqipërinë, por nja 4-5 prej tyre që të tremben pjesa tjetër. 

Të dali nga tregu i ekonomisë jo të 20 oligarkët që kanë blerë Shqipërinë, por të paktën të reduktohet roli i tyre në jetën publike, ekonomike, financiare dhe politike shqiptare. 

Ky është halli që kemi ne si Shqipëri”, u shpreh Dashamir Shehi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KY ËSHTË TAIVANI"/ Zv.Kryeministri Braçe: Mbyllet restoranti, kafeneja dhe kazinoja, mu në zemër të Tiranës (FOTO)
Previous article BERISHA LË NË BALTË METËN/ Distancohet nga 13 tetori dhe sulmet ndaj reformës në drejtësi, Presidenti i vetëm në luftën me ndërkombëtarët

k.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT