• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA I SEKUESTROI 1.5 MILION EURO/ Reagon ish-drejtori i PD-s: S’kam asgjë për të fshehur. Paratë e siguruara nga shitja e…
Home
Breaking News

POLICIA I SEKUESTROI 1.5 MILION EURO/ Reagon ish-drejtori i PD-s: S’kam asgjë për të fshehur. Paratë e siguruara nga shitja e…

1 August, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Ish-drejtori i ALUIZNIT, Ferdinand Shehu, njëherësh ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka reaguar pas vendimit të Policisë, e cila i vendosi sot sekuestrimin e llogarisë së tij bankare me një vlerë prej 1.5 milion eurosh.

Ky bllokim sipas policisë është bërë pasi transaksioni bankar është kryer me burime të paligjshme.

Ndërkohë që i pyetur nga “Ora News”, Ferdinand Shehu ka thënë se 1.5 milion eurot e sekuestruara janë të ardhura të siguruara nga shitja e një hoteli.

“1.5 milionë eurot e sekuestruara janë të ardhura të siguruara nga shitja e një hoteli”, ka thënë Shehu.

Sipas policisë,  nëpërmjet një banke private, Shehu ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat”.

Ferdinand Shehu ka deklaruar se ndodhet në Itali dhe se transaksioni që po kryhej, ishte në përputhje me ligjet shqiptare dhe se do të kthehet për të sqaruar gjithçka.

“Aktualisht ndodhem në Itali, nuk kam asgjë për të fshehur, do të kthehem në Shqipëri. Transaksioni që po kryeja ishte në përputhje me ligjet shqiptare, në rrugë bankare dhe noter. Do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të cilën nga ky moment është ngarkuar avokatja ime. Do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të cilën nga ky moment është ngarkuar avokatja ime”, ka thënë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KE GJAK SHQIPTARI"/ Ilda Bejleri "SHERR" me emigranten shqiptare në Greqi: Grekët na përbuzin (FOTO)
Previous article AKSIONI ANTI-INFORMALITET/ Tatimet: Pa kupton nuk ka karburant, në gusht 1200 pika në sitë

k.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT