Grykat e Osumit, të njohura ndryshe edhe si “Kanionet i Skraparit”, është kanioni më i madh lumor në Shqipëri. Ai gjendet në rajonin jugor të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht në Qarkun e Beratit, Rrethi i Skraparit. Pamjet mbresëlënëse të natyrës në këtë kanion e bëjnë atë një nga më tërheqësit në rajonin e Ballkanit.
Kanionet e Osumit janë shndërruar tashmë, në një destinacion turistik gjithmonë e më i pëlqyer për aventurierët e sporteve të “adrenalinës”. Këtë fundjavë, përveç atyre që ushtrojnë sportin rafting, të ngjitjeve shkëmbore, hedhjeve nga lartësitë ujore, turistëve që vijnë me familjet e tyre, Kanionet kanë pritur edhe grupe të organizuara.
Sezoni turistik është në “kulmin” e tj dhe Kanionet e Osumit me madhështinë, lashtësinë, mitologjinë dhe bukurinë e tyre janë përherë të lakmuar për t’u vizituar.
/AlpeSummer.al





