Koordinatorja e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali, shprehet se çdo cep i kryeqytetit është transformuar dhe tani Tirana në mandatin e dytë nën drejtimin e kryebashkiakut, Erion Veliajt do të avancojë më tej me projektet e reja. Ajo thotë se PS-ja ështe e vetmja alternativë që iu përgjigjet ambicieve të qytetarëve.
“Nis pjesa e dytë për Tiranën ♥
Çdo cep i këtij qyteti që kurrë nuk fle është transformuar rrënjësisht, falë vizionit të ekipit fantastik të Bashkisë dhe mbështetjes së qeverisë.
Këshilli i ri bashkiak do të avancojë punët me një ritëm të shtuar për t’ju përgjigjur ambicieve të qytetarëve për #Tiranënqëduam
TiranënEvropiane
”-shkruan Spiropali.


