• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PROJEKTLIGJI/ Ja si dryshojnë rregullat për kasat fiskale
Home
Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Ja si dryshojnë rregullat për kasat fiskale

31 July, 2019 k.autor Ekonomi

Ministria e Financave do të prezantojë zyrtarisht sot projektligjin e ri të fiskalizimit, që synon të sjellë një mënyrë të re të raportimit të shitjeve dhe blerjeve nga bizneset. Me ligjin e ri, që duhet të hyjë plotësisht në fuqi vetëm në vitin 2021, bizneset do të lëshojnë fatura elektronike, të cilat do të regjistrohen në kohë reale nga organet tatimore nëpërmjet internetit.

Risia

Për shitjet cash, mendohet që do të jenë faturat elektronike, që do të zëvendësojnë kuponin tatimor. Të gjitha shitjet do të raportohen në kohë reale në sistemin e administratës tatimore dhe jo më në fund të ditës, siç ndodh sot. Platforma elektronike e faturave do të mundësojë kryqëzimin e informacionit dhe ndjekjen e rrugës së produktit që nga prodhuesi apo importuesi e deri te konsumatori final. Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e cila është edhe nismëtarja e proppozimit për sistemin e ri, kjo do ta bënte më të lehtë gjurmimin dhe zbulimin e evazionit fiskal dhe do të pakësonte nevojën për kontrolle fizike tek bizneset.

Aktualisht, bizneset më të vogla i plotësojnë faturat me dorë, nga blloku i faturave tatimore që blejnë nga Tatimet, ndërsa subjektet e mëdha kanë të miratuara nga Tatimet modele faturash elektronike, të cilat u mundësojnë të printojnë faturat direkt. Në fund të çdo muaji, bizneset i deklarojnë faturat në librat e shit-blerjes. Mbi bazën e xhiros së deklaruar kështu, ato paguajnë TVSH-në (ose kërkojnë kreditim TVSH-je), ndërsa kasa fiskale raporton në mbyllje xhiron ditore. Me këtë system, bizneset kanë mundësi që të shtyjnë deklarimin e faturave (psh kur nuk kanë mundësi të paguajnë TVSH-në).

Me sistemin e ri, bizneset do të lëshojnë vetëm fatura elektronike. Për subjektet që janë biznes i vogël, procedurat do të jenë më të thjeshtuara. Bizneset duhet të regjistrojnë të dhënat e kërkuara dhe sistemi i Administratës Tatimore do të gjenerojë shifrën e operatorit, i cili do të shoqërohet me numrin e tij personal të identifikimit, nëse operatori është person fizik, ose me numrin e identifikimit tatimor, nëse është person fizik që ushtron veprimtari kontabël.

Aparaturat

Sistemi i ri nuk do të mbështetet më domosdoshmërish tek kasat fiskale, por tek një program ose aplikacion, që mund të përdoret edhe përmes kompjuterëve të zakonshëm apo aparateve celularë. Kasa nuk do të jetë e detyrueshme dhe biznesi mund të zgjedhë t’i printojë faturat duke lidhur një printer me kompjuterin apo celularin. Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, aplikacioni do të ofrohet lirisht nga çdo kompani e specializuar, që do të ketë dëshirë ta bëjë këtë, pasi është certifikuar më parë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Parashikohet që kostoja vjetore e shërbimit për këtë aplikacion të jetë e ngjashme me koston aktuale të mirëmbajtjes së kasës fiskale.

Firma elektronike

Për të lëshuar faturat elektronike, të gjitha bizneset do të duhet të pajisen detyrimisht në nënshkrimin elektronik. Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, pajisja me nënshkrimin elektronik ligjërisht është detyrim edhe sot, me qëllim dorëzimin e deklarimit elektronik nga biznesi. Administrata tatimore ka toleruar në këtë pikë dhe i pranon deklarimet edhe pa të; por, nga momenti që faturat do të jenë elektronike, detyrimi për nënshkrim elektronik duhet të zbatohet. Pajisja me nënshkrim elektronik bëhet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe, aktualisht, kushton 4 mijë lekë në vit.

Kufiri i arkës

Ligji vendos dhe kufizime për maksimumin e arkës që mund të mbajë një biznes, ndërsa pjesa tjetër duhet derdhur në bankë. Maksimumi i arkës është shuma maksimale e parave në dorë që një biznes mund të mbajë në arkë në fund të orarit të punës. Maksimumi i arkës përcaktohet me një akt të brendshëm dhe përmban subjektet mikro, personat fizikë 150.000 lekë, subjektet e vogla 500.000 lekë; subjektet e mesme 800.000 lekë dhe subjektet e mëdha 1.700.000 lekë. Përtej kësaj shume, subjekti që lëshon faturë detyrohet që paratë në dorë, mbi nivelin e caktuar maksimal të arkës, që ka pranuar gjatë ditës mbi çfarëdo baze, të paguajë në llogari në bankë në të njëjtën ditë, por jo më vonë se ditën e ardhshme të punës.

Deklarimi

Aktualisht, bizneset më të vogla i plotësojnë faturat tek blloku që u japin Tatimet, ndërsa subjektet e mëdha kanë të miratuara nga Tatimet modele faturash elektronike. Me sistemin e ri, bizneset do të lëshojnë vetëm fatura elektronike

Pajisjet

Sistemi mbështetet tek një program, që mund të përdoret edhe përmes kompjuterëve ose celularëve. Kasa nuk do të jetë e detyrueshme dhe printimi i faturave bëhet duke lidhur një printer me kompjuterin apo celularin

Si do të kryhet procesi i ri i fiskalizimit nga bizneset

Pajisje me certifikatë nga AKSHI
Pajisje në treg me pajisje elektronike të faturimit ose pajisje tjetër, e cila përmban një program softueri që mundëson nënshkrimin elektronik të elementeve të faturës dhe shkëmbimin elektronik të të dhënave me Administratën Tatimore
Nxjerrje e aktit të brendshëm (që përcakton mënyrën e numërimit të faturave dhe përpilon listën e vendndodhjes/vendndodhjeve ku ushtrohet veprimtaria ekonomike)
Përshtatje e përmbajtjes së faturës me rregullat e Administratës Tatimore
Afishim i njoftimit në secilën pajisje të faturimit ose në një vend tjetër të dukshëm në vendndodhjen e biznesit, që tregon detyrimin për të lëshuar faturën, si dhe detyrimin e blerësit për marrë dhe ruajtur faturën
Dërgim i të dhënave në Administratën Tatimore për vendndodhjen e biznesit në të cilin kryhet veprimtaria ekonomike, operatorët dhe mirëmbajtësi i softuerit
Kryerje e vërtetimit të dëftesave në Administratën Tatimore
Nxjerrje e aktit të brendshëm në lidhje me maksimumin e arkës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VURI NË ALARM EUROPOLIN/ Zbardhet dosja për Jetmir Kastratin, kreun e kokainës në Evropë, trafiku i drogës nga Kolumbia (EMRAT E BANDËS)
Previous article “BABALJA”/ Gazment Bardhi do të sillet forcërisht në gjykatë

k.autor

Postime të ngjashme

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3% Ekonomi

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

MERRET VENDIMI/ Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës Breaking News

MERRET VENDIMI/ Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës

RISI NË ZHDOGANIMIN E AUTOMJETEVE/ Dogana miraton manualin: Ja si do të llogaritet vlera e makinave Ekonomi

RISI NË ZHDOGANIMIN E AUTOMJETEVE/ Dogana miraton manualin: Ja si do të llogaritet vlera e makinave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT