• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Ta zbresim debatin, nga studiot televizive, tek sheshet e Forumeve Qytetare!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Ta zbresim debatin, nga studiot televizive, tek sheshet e Forumeve Qytetare!

30 July, 2019 Redaktor1 OP-ED

Një nga mësimet më të mëdha që na ka dhënë 30 Qershori, është ai i nevojës urgjente për ridimensionimin e formatit të komunikimit politik, me opinionin publik në Shqipëri. Një ndryshim rrënjësor, i cili në thelb duhet të synojë zbritjen e debatit për temat më të rëndësishme që i shqetësojnë realisht qytetarët në jetën dhe përditshmërinë e tyre, nga studio televizive, në sheshet publike.

Kjo presupozon që axhenda e diktuar nga hallet personale të një elite të ngushtë politike, botuesve dhe opinionistëve të lidhur me to në media, të zëvendësohet me axhendën e halleve që shqetësojnë realisht vendin, shoqërinë dhe qytetarin shqiptar në territor. Vetëm kështu do të mund ta zëvendësojmë një nga format e “diktaturës” moderne mediatike, me magjinë e demokracisë sa tradicionale aq edhe të drejtpërdrejtë të “polisit”.

Kjo qasje do ta kthjellojë raportin me publikun, duke ulur polarizimin e skajshëm që solli debati i ndezur shoqëror, në një moment të pazakontë të zhvillimeve politike në vend. Shkarkimi i energjive negative, do sjelli shikimin e realitetit pa syzet e zeza të propogandës opozitare dhe relaksimin e makromjedisit shoqëror. Nga lufta e fjalëve, vëmendja e qytetarëve do të fokusohet natyrshëm tek puna, tek zgjidhja e halleve të tyre familjare dhe e problemeve reale social- ekonomike.

Komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarin, duhet të nisë nga kryepleqtë e fshatrave, drejtuesit e Njësive Administrative, Kryetarët e Bashkive, deputetët e Parlamentit, drejtuesit politikë të mazhorancës dhe deri tek ministrat e Kryeministri i vendit. Një komunikim “sy më sy” e “ballë për ballë” me qytetarin, me zgjedhësit, me indiferentët, të zhgënjyerit dhe kundërshtarët politikë, pa “distancën stratosferike” që diktojnë kamerat dhe virtualiteti i rrjeteve sociale.

I gjithë diskuri politik i Kryeministrit Edi Rama pas 30 Qershorit si në rrjetet sociale, në komunikimin e përditshmë, në konferencën e fundit për shtyp me gazetarët, në fjalimin e konstiutimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, etj. është fokusuar tek qytetari. Ai ka folur vetëm për investimet vendase dhe të huaja, për projektet e reja dhe ato të sapopërfunduara të infrastrukturës, për hapjen e vendeve të reja të punës, klimën e biznesit, luftën ndaj informalitetit, për zhvillimin urban, turizmin, asrsimin, shëndetësinë dhe prespektivat social- ekonomike të vendit.

Kjo qasje nuk është një përpjekje për të injoruar apo anashkaluar opozitën e rrugës, median dhe zërat kritikë. Përkundrazi. Qëllimi kryesor është vendosja e temave më të nxehta dhe reale, në qendër të Forumeve të Debatit Qytetar. Duke ofruar përkundër “diktaturës mediatike”, praktikën e “demokracisë së polisit”, për të kaluar nga fjalët e hedhura ne erë, tek veprat dhe ballafaqimi i drejtpërdrejtë mes zgjedhësit dhe të zgjedhurit.

Partia Socialiste e ka në AND-në e saj komunikimin vijues me njerëzit, me të gjitha shtresat e ndryshme shoqërore, me çdo fashë të grupmoshave të shoqërisë, në të gjithë territorin e vendit. “Bashkëqeverisja me qytetarët”, komunikimi me qytetarët “Për Shqipërinë që Duam” dhe “Për Bashkitë që Duam”, interpelancat e ministrave të linjës me përfaqësues të profesioneve dhe grupeve të interesit, është një traditë e krijuar tashmë e cila po mer trajtat e një kulture të re të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarin, studentin dhe sipërmarrësin.

Një nga mesazhet e vyera që 30 Qershori i dha mazhorancës qeverisëse, ishte ndarja e qartë që shoqëria i bëri hallit personal të Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nga hallet, nevojat, problemet, shqetësimet dhe prioritetet e tyre. Ndaj në shtator, bashkë me fillimin e sezonit të ri politik e mediatike, mazhoranca duhet të dijë që ta zbresi qendrën e rëndesës së debatit real, nga studiot televizive, tek Forumet e Debatit Qytetar, kudo nëpër Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME NJË FUSTAN TRANSPARENT/ Ja si Olta Gixhari tund të pasmet para spanjollëve (VIDEO)
Previous article NODHET NË NJË TURNE NË KINË/ PSG largon nga grumbullimi 5 lojtarë, ja emrat

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT