Erion Veliaj u betua si kryetar i Bashkisë së Tiranës në një ceremoni në këshillin bashkiak ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
“Kam rënë në dashuri me Bashkië, nostalgjia e një vendin që ke kaluar me përkushtim ditë të tëra, sot jam dysfish i nderuar për besimin që mu dha nga PS dhe nga qytetarët e Tiranës, dhe e kuptoj edhe Edi Ramën kur ma ka dhënë detyrën se sa të vështirë e ka pasur”, tha Veliaj.
“Nuk mjafton vetëm të krijojmë një histori të Tiranës, duhet ta komunikojmë këtë histori të Tiranës, reformave dhe punës në administrimin e Tiranës“, shtoi ai.
Veliaj tha se u është mirënjohes skuadrës së Bashkisë së Tiranës, nga bashkëpunëtorët e ngushtë si nënkryetarët, deri tek punonjësi më i fundit.
“Unë besoj që arritja më e madhe është njerzillëku, fakti që këtij qyteti i shërbejmë në një mënyrë që rrogat në shtet nuk janë të atij niveli që i shohim në privat, por bashkia shihet si mision ndaj qytetarit. Kjo më bën të ndihem i përkulur dhe shumë krenar për stafin e Bashkisë së Tiranës”, theksoi kryebashkiaku Erion Veliaj.


