• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA E BREXIT/ BE i tregon kufijtë Boris Johnson-it
Home
Nderkombetare

MARRËVESHJA E BREXIT/ BE i tregon kufijtë Boris Johnson-it

28 July, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti në detyrë i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker e ka hedhur poshtë kërkesën e kryeministrit të ri britanik Boris Johnson, për të rinegociuar marrëveshjen e Brexit-it, të negociuar me paraardhësen e tij Theresa May. Përfaqësuesit e BE nuk kanë mandat për rinegociim, tha Junckeri në një bisedë telefonike me Johnsonin.

Kontakt i drejtpërdrejtë

“Presidenti Juncker dëgjoi atë që kishte për të thënë kryeministri Johnson”, tha një zëdhënëse e Komisionit. Sipas kësaj, Junckeri përsëriti se marrëveshja e Brexitit ishte “marrëveshja më e mirë dhe e vetme e mundshme”. Kërkesat e reja të Londrës mund të integrohen vetëm në deklaratën politike jo detyruese mbi marrëdhëniet e ardhshme pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE. Megjithatë, zëdhënësia shtoi se Junckeri ishte i hapur për t’i shqyrtuar propozimet e Johnsonit.

Junckeri tha se donte të punonte në mënyrën më të mirë të mundshme me Johnsonin, shtoi zëdhënësja. Për të pasur një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi, të dy kishin këmbyer numrat e tyre tëw celularëve.

Gjithçka “e papranueshme”

Johnsoni dëshiron t’i japë fund tërheqjes së vendit të tij nga BE “me çdo kusht” deri më 31 tetor. Këtë ai e theksoi në fjalimin e tij të parë parlamentar në postin e ri. Kjo e bën më të mundshme largimin e Britanisë nga BE pa marrëveshje. Marrëveshjen e May-t për Brexitin Johnsoni e quajti në Dhomën e Poshtme të parlamentit në Londër “të papranueshme”. Nga ana e tij krynegociatori i BE për Brexitin, Michel Barnier, i hodhi poshtë si “të papranueshme” kërkesat e Johnson-it.

Franca: Jo negociata të reja për Brexitin

Edhe Franca refuzon të rinegociojë për marrëveshjen e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE. Me këtë Franca e kundërshton kryeministrin e ri britanik Boris Johnson. Johnsoni bën thirrje për heqjen e klauzolës së Irlandës së Veriut, e cila synon të shmangë një kufi të ngurtë midis provincës britanike të Irlandës së Veriut dhe anëtares së BE, Irlandës.

Franca dëshiron të bashkëpunojë me Johnson-in, tha Sekretarja e Shtetit e Evropës, Amelie de Montchalin. Por ajo i përjashtoi negociatat e reja për Brexitin. Kjo është mënyra më e mirë për t’i mundësuar Britanisë së Madhe një dalje të rregullt nga Bashkimi Evropian. Për të folur për Brexitin “në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian”, Presidenti francez Emmanuel Macron e ka ftuar kryeministrin britanik të vizitojë Francën “brenda javëve të ardhshme”.  DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTIKULLI/ Revista e njohur: Bunkerët e Shqipërisë dëshmia e triumfit mbi nënshtrimin
Previous article TEATRI KOMBËTAR/ Bashës i mbarojnë akuzat për Ramën, sjell postimin e një viti më parë

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore Botë

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë Botë

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT