• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HETIMET PËR GRABITJEN NË RINAS/ Grupi shihte filma për t’u frymëzuar, 3 muaj prova e skenarë
Home
Breaking News

HETIMET PËR GRABITJEN NË RINAS/ Grupi shihte filma për t’u frymëzuar, 3 muaj prova e skenarë

28 July, 2019 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kush ishte në pistën e grabitjes së Rinasit, kush drejtonte furgonin dhe ka qenë apo jo në pistë kosovari i njohur me kodin “daja”, Ragip Hajdini Prokuroria e krimeve të rënda ka nisur identifikimin e roleve me anë të ADN-së. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se nga provat e gjetura në furgonin e pa djegur si bidona me benzinë, armë automatik, telefon celular, pishtar për vënie flake, rroba të autorëve të dyshuar, karton dhe gjurmë gishtërinjsh, tashmë do t’i nënshtrohen analizës së ADN-së.

Me këtë pjesë të hetimit prokurorët Besnik Muçi, Arenc Çela dhe Klodian Braho kërkojnë të identifikojnë rolet e personave të ndaluar si të dyshuar në grabitjen e 9 prill 2019, aty ku 4.6 milion euro morën në më pak se 90 sekonda në pistën e aeroportit të Rinasit.

Grabitja e Rinasit ndodhur më 9 prill dyshohet se është programuar për plot 3 muaj me radhë nga marrja e furgonit në Kosovë, modifikimi i tij në Elbasan deri tek shikimi i filmave me grabitje nga pjestarët e grupit pak ditë para se të ndërhynin në pistë.

Për këtë grabitje janë arrestuar Ragip Hajdini, Elton Pikli, Alkond Bengasit, Renaldo Sulajt, Oltjan Veselit, ndërsa Klement, Saimri Cala dhe Talo Çela janë shpallur në kërkim. Një tjetër i arrestuar si bashkëpunëtor i grupit të grabitjes është Hasan Kanaçi shefi i veprimeve cargo në pistën e Rinasit që kujdesen për ngarkim shkakrimin e mallrave në avion.

Grupi u zbulua pas deklarimeve të bashkëpunëtorit të drejtësisë Alkond Bengasi ndërsa sipas hetuesve disa nga të arrestuarit kanë paraqitur alibi me pamje filmike nga qëndra tregtare apo bar kafe duke mohuar praninë e tyre në pistë. Ndërsa në tentativë për t’i shpëtuar arrestimit të policisë nga shkëmbimi i zjarrit me uniformat blu mbeti i vrarë Admir Murataj i cili për dy grabitjet e mëparshme rezultonte në kërkim nga policia.

Për humbjen e jetës së Murataj familja e tij ka bërë kallëzim penal ndaj forcave të FNSH-së ndërsa hetimet po i kryen prokuroria e krimeve. Deri më tani policia dhe Prokuroria kanë mundur të sekuestrojnë mbi 2 milion euro asete të familjarëve dhe të afërmëve të përfshirë në këtë grup kriminal të grabitjeve të blindave dhe parave në rinas, ndërsa nga eurot e marra në pistë asnjë cent nuk është rikuperuar.

Gjykata e krimeve të rënda dhe ajo e apelit për krimet e rënda ka refuzuar kërkesat për lirimin e të dyshuarve ndërsa pritet që ata t’i drejtohen Gjykatës së Lartë me rekurs për zëvëndësim masë sigurie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS NDRIÇIM XHEPËS/ Rama nxjerr regjisorin e njohur: Teatri, turp! (FOTO)
Previous article U NDALUAN SI BASHKËPUNËTORË TË TRAFIKANTIT TË SIRIANËVE/ Policia i gjen drogë në oborrin e banesës, dyshohet se...

Delo.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT