• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIJON BETEJA MES KREUT TË SHTETIT DHE QEVERISË/ Meta kthen një tjetër ligj
Home
Politikë

VIJON BETEJA MES KREUT TË SHTETIT DHE QEVERISË/ Meta kthen një tjetër ligj

28 July, 2019 Delo.autor Aktualitet, Politikë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vijon betejën e tij me qeverinë duke kthyer një tjetër ligj të miratuar në Kuvend. Kreu i shtetit i ktheu maxhorancës për shqyrtim në Kuvend ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar me argumentin se neni 8 i ligjit i paraqitur për shpallje, është jo i plotë dhe i paqartë në formulim.

“Nga shqyrtimi rezulton se nuk është konsultuar me ministritë e tjera që lidhen me përmbajtjen dhe efektet e aktit apo me grupet e interesit.

Neni 8 i ligjit nr. 42/ 2019, i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, ka parashikuar disa shtesa në nenin 48 të ligjit aktual nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, të cilat rregullojnë procesin e ndryshimit të projekteve ndërtimore gjatë fazës së zbatimit të tyre. Këto dispozita aplikohen si për investime publike shtetërore, ashtu dhe për investime me karakter privat.

Presidenti i Republikës çmon se neni 8 i ligjit nr. 42/2019, i paraqitur për shpallje, është jo i plotë dhe i paqartë në formulim. Sipas kësaj dispozite, në procesin e rishikimit të projektit nuk parashikohet dhënia e pëlqimit apo konsultimit me pronarët e trojeve, mbi të cilin realizohet vepra. Për këtë shkak, zbatimi i këtij neni, sipas formulimit aktual, mund të sjellë aplikim të gabuar në praktikë apo keqinterpretim me pasojë cenimin e parimit kushtetues të sigurisë juridike dhe të interesit publik”, sqaron kreu i shtetit në argumentet për kthimin e ligjit.

Sipas Presidentit, neni 8 i ligjit mund të sjellë konflikt të vazhdueshëm midis sipërmarrësve apo investitorëve me pronarët e pasurive pronë private, mbi të cilat realizohet ndërtimi/vepra.

“Ndryshimi i projektit gjatë zbatimit të tij sjell ndryshim të veprës që po ndërtohet, është e nevojshme që ligjbërësi, në këto ndryshime ligjore, të mbajë parasysh edhe rregullimin e procedurës së rishikimit të lejes së ndërtimit dhe projektit, me qëllim që ky proces të shoqërohet me pjesëmarrjen dhe shprehjen e vullnetit edhe të pronarit të pasurive pronë private, mbi të cilin ndërtohet vepra”, sqaron Presidenti.

Ndërkohë, kreu i shtetit dekretoi ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e faunës, marrëveshjen e Ministrisë së Financave dhe FSHZH me KfË Frankfurt Am Main për furnizimin me ujë të zonave rurale si dhe ligjin për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALET ME PËRFORCIMET NË MERKATO/ Juventus po mendon kthimin e bujshëm, por ka një problem
Previous article U VU NË PRANGA NË SHTATOR TË 2018/ Ekstradohet nga Holanda “i tmerrshmi” i grupit “Bajri” (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT