• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TEMPERATURA REKORD/ Vapë e madhe në Gjermani
Home
Nderkombetare

TEMPERATURA REKORD/ Vapë e madhe në Gjermani

27 July, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Ata që nuk e përballojnë lehtë vapën mund të marrin frymë të lehtësuar – të paktën pak. Në ditët e fundit termometrat raportuan nivele të reja rekord pothuajse çdo orë. Kurse në fundjavë pritet freskim. Sipas parashikimeve aktuale, kjo nënkupton temperaturat e zakonshme të zakonshme të verës të Gjermanisë, prej rreth 30 gradësh.

Megjithatë, kjo do të thotë rreth dymbëdhjetë gradë më pak se rekordi i konfirmuar i vapës gjermane: 42.6 gradë u konfirmuan të enjten në Lingen në Emsland. Fakti që rekordi i mëparshëm prej 40.3 gradësh, i vitit 2015 në Kitzingen, u kalua kaq shumë këtë javë, dhe meqenëse temperatura të larta u regjistruan në disa vende në Gjermani, solli vëmendje ndërkombëtare. “Një ditë që do të shkruajë historinë e motit”, shkroi në twitter Organizata Botërore e Meteorologjisë, duke përmendur vlerat e Shërbimit Meteorologjik Gjerman (DWD).

BdT | Hitze in Deutschland | Duisburg (picture-alliance/dpa/F. Gambarini)

Sipas kësaj, 40 gradë ose më shumë u matën në 25 stacione meteorologjike, në 15 stacione u kalua vlera e mëparshme rekord e regjistrimit. Aktivistja suedeze e mjedisit Greta Thunberg shkroi: “Rekord i përkohshëm gjerman i vapës … 42.6°C! Mbi 2 gradë më shumë se rekordi i vjetër.  I vendosur dje …”

Mënyra e veprimit në vapë

Të shtunën moti pritet të freskohet ndjeshëm. Megjithatë, ka një paralajmërim: sidomos në gjysmën jugore të Gjermanisë, priten reshje me stuhi të rënda.

Pas kësaj, temperaturat mund të luhaten – varësisht nga rajoni – midis 20 dhe 30 gradë. Herë pas here janë të mundshme reshje. Kështu pritet të qëndrojë moti deri në mes të javës së ardhshme.

Shmangni qëndrimet e gjata në diell. Pini shumë lëngje. Veçanërisht të përshtatshme janë pije që përmbajnë minerale, si uji ose çaji. Alkooli është mirë të shmanget. Ekspertët këshillojnë të mos pini pije të ftohta akull. Gjithashtu në të ngrënë: shmangni gjellët e yndyrshme, në vend të kësaj, hani më shumë sallatë, fruta dhe perime. Rekomandohen sidomos frutat e pasura me ujë, si luleshtrydhet, pjeshkët dhe pjeprat. Supat e ftohta janë shumë të përshtatshme për të marrë lëndë ushqyese shtesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA CHAMPIONS TEK TRAJNERI SARRI/ Emre Can zbulon Juventusin e ri
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Kur Ilir Meta paraqitet me furçe boje te dera e Borschardt

F.autor

Postime të ngjashme

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT