• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TRADHËTIA” E METËS NDAJ PD/ Ja provat që e vërtetojnë: Mos e prekni SOROS
Home
Politikë

“TRADHËTIA” E METËS NDAJ PD/ Ja provat që e vërtetojnë: Mos e prekni SOROS

27 July, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

Është zbuluar një dokument i brendshëm i Partisë Demokratike, i shpërndarë anëtarëve të Kryesisë dhe ish deputetëve të Grupit Parlamentar, në mënyrë që ata të orientohen në lidhje me qëndrimet që duhet mbajnë në publik për çështje të caktuara.

Dokumenti ekskluziv i gjetur nga realstory, u jep këshilla anëtarëve të kryesisë dhe ish deputetëve se çfarë qëndrimesh duhet të mbajnë në lidhje me zgjedhjet duke iu referuar gjetjeve të OSBE/ODIHR që “theksojnë se 30 qershori nuk ishte në interesin e qytetarëve shqiptarë dhe votimet ishin të paligjshme”.

Sipas dokumentit të shpërndarë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së që nuk mban as firmë as vulë, problemet më serioze të gjetjeve të OSBE ishin: votime pa zgjedhje, përjashtim i padrejtë i opozitës nga administrimi i zgjedhjeve dhe monitorimi i procesit zgjedhor, mosfunksionimi i gjykatave, vendime të gabuara të KQZ-së, marrje e kompetencave të Gjykatës Kushtetuese, si dhe gjetje të tjera, të cilat u janë dhënë të detajuara në dokument.

Dhe pikërisht të gjitha këto qëndrime ne i kemi dëgjuar nga eksponentë të ndryshëm të PD-së në daljet e tyre publike.

Por ajo që bie në sy në dokument është porosia që të mos preken aspak deklaratat e akuzat e Metës ndaj Sorosit.

“Për qëndrimet e tjera të presidentit ne nuk kemi asnjë koment. Këtu përfshihet edhe çështja e Sorosit”, shkruhet qartë me germa të zeza në dokument.

Pra në këtë dokument konfirmohen qëndrimet në publik të përfaqësuesve të PD. Në fakt deri ditën e sotme nuk ka asnjë qëndrim publik të eksponentëve të PD-së në lidhje me akuzat e presidentit Meta për “deep state”, ku ai akuzonte Sorosin se ka kapur shtetin në bashkëpunim me Ramën dhe veçanërisht reformën në drejtësi.

Asnjë deklaratë, madje as nga Sali Berisha me të cilin Soros konfirmonte në një intervistë për Sokol Ballën në vitin 2005 se kishin marrëdhënie të shkëlqyera.

Pikërisht ky dokument i shpërndarë nga lidershipi i PD-së e konfirmon këtë. Ky dokument është prova që Soros ka marrëdhënie shumë të mira me Partinë Demokratike, veçanërisht me lidershipin e saj, po ashtu siç ka me Partinë Socialiste dhe krerët e saj. Por niveli i “dashurisë” sigurisht ndryshon. Partia Socialiste sot është në qeveri, ndërsa PD në rrugë. Por kjo nuk e pengon selinë blu të mos prekë e cenojë në asnjë mënyrë Sorosin.

Dokumenti gjithashtu konfirmon që ka një thyerje mes Partisë Demokratike dhe presidentit Meta. PD nuk pranon negociatat e presidentit për të ulur palët. Por mesa duket kjo ka lidhje me preferencën e PD për interlokutorin e krizës, që siç duket qartë, ky nuk është presidenti Meta.

Përsa i përket qëndrimit të presidentit, në dokument theksohet se “PD ka vlerësuar përpjekjen e tij për zgjidhjen e krizës, por qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar se nuk hyjmë në zgjedhje pa largimin e Edi Ramës dhe nxjerrjen para drejtësisë se atyre që vodhën zgjedhjet në bashkëpunim me krimin”.

Pra Partia Demokratike vazhdon t’i qëndrojë kërkesës së vazhdueshme se negociatat nuk do të bëhen me Ramën kryeministër dhe se nuk do të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër.

Pikërisht ky qëndrim i PD-së shpjegon edhe deklaratën e Metës një ditë më parë, i cili tha se i është drejtuar drejtuesve të OSBE me një letër, prej të cilës kërkon ndërmjetësimin e negociatave mes palëve. Pasi e di në vetë të parë se opozita mund ta pranojë në shtëpi, por jo në tryeze negociatash me Edi Ramën.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTER-PSG/ Conte bën shumë dryshime në ndeshjen miqësore (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article FESTOI NË MËNYRËN E RONALDOS/ CR7 surprizon Cesinhan duke i dhuruar...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike

PROTESTUESIT HEQIN FLAMURIN E AMBASADËS IZRAELITE/ Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje Politikë

PROTESTUESIT HEQIN FLAMURIN E AMBASADËS IZRAELITE/ Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje

"PROTESTUESIT PO BËHEN INSTRUMENT I INTERESAVE TË..."/ Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve Politikë

"PROTESTUESIT PO BËHEN INSTRUMENT I INTERESAVE TË..."/ Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT