• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Korçë, plagoset 39-vjeçari i sapo kthyer nga Gjermania/ U konfliktua me 8 persona (EMRI)
Home
Breaking News

Korçë, plagoset 39-vjeçari i sapo kthyer nga Gjermania/ U konfliktua me 8 persona (EMRI)

19 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Korçës. I plagosur ka mbetur 39-vjeçari Mina Zoja i cili sapo ishte kthyer nga Gjermania ku jeton prej vitesh. Burimet nga policia bëjnë me dije se fillimisht ka pasur përleshje midis 39-vjeçarit dhe 8 personave të tjerë.

Pasi e kanë goditur 39-vjeçarin, ata janë larguar me shpejtësi. Më pas janë kthyer dhe e kanë qëlluar me armë në këmbë. Mina Zoja nuk ka dhënë informacione përpara uniformave blu. Forca te shumta ne vendin e ngjarjes, janë ngritur postbllok ne akset kryesore. Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt i vjetër. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:
Më datë 19.12.2017, rreth orës 18.05, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M.Z, rreth 39 vjeç, banues në Korçë.

Nga të dhënat e para si edhe deklarimet e marra këtij shtetasi, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të Korçës, përgjatë aksit rrugor Korçë-Ersekë, ku ky shtetas është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar, i cili ka mundur të largohet me shpejtësi nga vendngjarja, me një mjet.

Aktualisht ky shtetas ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Policia e Korçës ka shoqëruar disa persona në Komisariat, të dyshuar si autorë të kësaj ngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Putin: Mbështesim çdo zgjidhje për Kosovën për të cilën pajtohen Beogradi e Prishtina
Previous article Kjo është arsyeja pse antidepresantët vlejnë edhe për diçka tjetër

Redaktor2

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë Aktualitet

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT