Jemi mësuar që gjatë periudhës së Festave të Fundvitit të harxhojmë shumë para, dhe të mos kënaqemi, apo të mos dalë asgjë ashtu siç mund ta kemi parashikuar.
Nga arrat e bakllavasë, apo tek ato të kadaifit deri tek vera që do të konsumojmë atë natë janë disa nga mega shpenzimet që bëhen me rastin e Festave.
Shqiptarët janë mësuar që asnjëherë për Natën e Vitit të Ri t’ju mungojë në tryezat e tyre. Madje mund të blejnë për atë natë shumë e shumë gjëra që duhej t’i kishin blerë me kohë.
***
Por sipas BBCFoodBlog këshillohet që pikërisht në mëngjesin e 31 dhjetorit të bëhet kujdes lidhur me parapërgatitjen e ushqimeve të cilat do të konsumohen. Këshillohet edhe nga shefa të kuzhinës që parapërgatitja e tyre të bëhet samë afër me momentin e shtrimit të darkës.
Një tjetër ide shumë e rëndësishme lidhur me pazarin e Festave të Vitit të Ri janë listat e shumta që bëhen nën presionin e kohës. Qetësohuni për një moment! Asgjë nuk mund t’ju ikë nga duart për aq kohë sa jeni ju klientët që paguani për produktet që ofrohen nëpër supermarkete.
Mos u përqëndroni tek ëmbëlsirat dhe tek kekët e famshëm të Vitit të Ri! Kështu thonë edhe amvisat të cilat kanë përzgjedhur që të gatuajnë diçka vetë për t’a shijuar akoma dhe më shumë gatimin e Natës së Fundvitit.
Parapërgatitja e gatimeve të Natës së Vitit të Ri duhet të jetë një periudhë relaksi për ju. Duhet të shijoni ose të paktën të mundoheni të shijoni çdo hap të përgatitjes, që nga gatimi e deri tek momenti i shtrimit të tavolinës.
Në Shqipëri mund të blesh shumë gjëra me çmim të përgjysmuar dhe për këtë ne ju këshillojmë që të kurseni këtë vit përse jo edhe për të festuar akoma dhe më tepër në vazhdim.
Përgatiti: AlpeNews.al