• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LETËR OSBE/ Meta “shuplakë” opozitës: I ka pasur të gjitha mundësitë…
Home
Politikë

LETËR OSBE/ Meta “shuplakë” opozitës: I ka pasur të gjitha mundësitë…

26 July, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

Presidenti Meta nga Durrësi sulmoi edhe njëherë shumicën, ndërsa kritikoi edhe opozitën.

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger, ministrit të Jashtëm të Sllovakisë Miroslav Lajčák (që ka kryesimin e radhës) dhe Presidentit të Asamblesë së OSBE-së që të ndërmjetësojnë zgjidhjen e krizës në Shqipëri mes shumicës dhe opozitës. Nga Durrësi, kreu i shtetit tha se në prag të marrjes së kryesimit të Presidencës së OSBE-së, Shqipëria duhet të jetë një shembull.

“Besoj që jam shprehur qartë dhe përmes padisë në Kushtetuese për ligjin për Teatrin. Na shqetëson shumë ky teatri i madh politik, absurd, që kërcënon që Shqipërinë të dërrmojë cdo mundësi për të çelur negociatat në Tetor. Prandaj edhe njëherë u bëj thirrje në mënyrë të veçantë të tre artistëve, ti japin fund këtij absurdi, të marrin masat për zgjedhjet vendore në 13 Tetor, pasi qytetarët kanë nevojë të kenë qetësi, normalitet, një qeverisje vendore të ligjshme dhe legjitime dhe garanton llogaridhënie

Sigurisht që 13 tetori dhe zgjedhjet vendore nuk besoj se zgjidhin gjithcka, por është një detyrim ligjor dhe kushtetues i pashmangshëm, sidomos për kryeministrin që të heqë dorë nga presionet dhe shantazhet ndaj institucioneve për të penguar zbatimin e dekretit dhe përgjegjësi e të gjithë të tjerëve për të bëhen gati për të marrë pjesë në zgjedhje te 13 tetorit.

Sot kam formalizuar një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OSBE-së që vizitoi dje Tiranën por edhe kryetarit të radhës, ministrit të Sllovakisë dhe Presidentit të Asamblesë së OSBE-së, meqë Shqipëria përgatitet për të marrë kryesimin e OSBE-së vitin e ardhshëm për të negociuar me të dyja palët për një arritje të një zgjidhje sa më të shpejtë në ditët që vijnë, pasi nuk kemi kohë, jo vetëm për të parandaluar përshkallëzimin por edhe të padenjë për një vend që duhet të jetë shembull në kryesimin e OSBE-së për funksionimin e institucioneve demokratike.

Kam insistuar prej shumë kohësh për dialog dhe jo për diversion dhe demagogji, por për marrje përgjegjësish nga të gjitha palët për të rivendosur normalitetin dhe demokracinë në vend dhe që të funksionojë llogaridhënia. Sot kemi një parlament që nuk jep llogari para askujt, një shumicë që kontrollon gjithcka, një situatë kaotike në të gjitha drejtimet, kjo është përgjegjësi e të gjitha palëve, asnjë nuk mund të shfajësohet, sepse opozita i ka pasur mundësi për të parandaluar me propozime me këmbë në tokë dhe të përgjegjshme shumë nga këto marrëzitë e skenarit të kapjes së institucioneve.

Shqipëria nuk mund të ecë në dy rrugë që nuk takohen me njëra tjetrën që janë; rruga e kapjes së institucioneve nga njëra anë dhe rruga tjetër e delegjitimimit të të gjitha institucioneve. Ne jemi një vend dhe kemi nevojë për një rrugë të përbashkët, anëtarësimi në BE dhe dy palët të tregojnë përgjegjësi për të mos e cënuar këtë vullnet” tha Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK IA NDJEN FARE/ Këngëtari i njohur i "merr" ish të dashurën e të birit (FOTO)
Previous article FLET PËR TË ARDHMEN E ICARDIT/ Presidenti i Interit: Ne jemi të sigurtë se do të…

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT