Në rubrikën tonë të përditshme “Summer në Alpe” ndër të tjera do fokusohemi tek komentet në Trip Advisor.
Aty gjen një gamë të madhe komentesh që përshkruajnë eksperiencën e turistëve në destinacione të ndryshme, por AlpeNews.al zgjedh 2 të tilla, që tregojnë realitete të ndryshme nga njerëz dhe kombësi po ashtu të ndryshme.
Sot jemi fokusuar në komentet mbi përshtypjet mbi një prej “Fast food”-ve në Tiranë.
Komenti i një turisti gjerman mbi ushqimin në Tiranë”
“Ofrohet ushqim shumë i mirë për të gjithë. Edhe pse në Shqipëri ishte e vështirë gjetja e ushqimit vegjetarian , në këtë vend gjetëm cilësi dhe sasi të tij. Çmimet janë shumë të ulëta, Edhe shum faleminderit për kamarierin që është aq i sjellshëm. E rekomandoj maksimalisht”.
Ndërkohë komenti i një shqiptari:
“Ushqim i Shpejtë. Lloj i imitimit shqiptar të një McDonald’s, me shumë të njëjtin stilin e ushqimit, siç e gjen në McDonald’s vetëm me një cilësi shumë më të ulët. Dhe çmimet nuk janë aq të ulëta saqë me të vërtetë ia vlen të vizitoni këtë vend vetëm për të kursyer para”.
/AlpeNews.al