Aktorja Meryl Streep ka mbrojtur veten kundër kritikave për Harvey Weinstein, nga Rose McGowan. McGowan, i cili akuzoi Weinstein për përdhunim, shkruajti nw Twitter:
“Aktorët si Meryl Streep … heshtja juaj është problem,” shkroi aktorja McGowan.
Streep u përgjigj duke thënë se ajo “nuk e dinte” për sjelljen e dyshuar të Weinstein kur ajo punonte me të.
Në deklaratën e Streep, dhënë në Huffington Post, fituesja e Oskarit tha se ishte “e lënduar” që “sulmohet” nga McGowan dhe tha se ajo “nuk e dinte” për abuzimin e supozuar të Weinstein.
Streep shtoi: “Atij i duhesha më shumë më shumë seç më duhej ai mua…”
“Rose supozoi dhe transmetoi diçka të pavërtetë për mua dhe unë desha të thoja të vërtetën”, shkruajti ajo.
“Jam ulur pranë telefonit gjatë gjithë ditës”, shkruante ajo, duke shtuar: “Shpresoja që ajo të më merrte në celular.. Nuk e bëri, por shpresoj që ajo ta lexojë këtë.
“Më vjen keq që ajo më sheh si një kundërshtare, sepse të dyja jemi bashkë me të gjitha gratë në biznesin tonë, duke qëndruar në kundërshtim me të njëjtin armik të paepur”.
Streep punoi me Weinstein në filma të tillë si The Iron Lady dhe August: Osage County dhe me shaka i referohej atij si “Perëndi” në një fjalim të pranimit 2012.
Nuk është hera e parë që Streep ka folur për akuzat.
Përgatiti: AlpeNews.al



