• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROJEKTI I TEATRIT KOMBËTAR/ Rama “godet” protestën  përmes fjalëve të aktores ish-deputete e PD-së
Home
Politikë

PROJEKTI I TEATRIT KOMBËTAR/ Rama “godet” protestën përmes fjalëve të aktores ish-deputete e PD-së

25 July, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

Shefi i mazhorancës nga ana e tij thotë se protestuesit janë një minorancë e zhurmshme siç ai shprehet që nuk shprehin opinionin e shumicës.

Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e tretë brenda ditës në lidhje me protestën politike të artistëve mbështertur nga PD dhe LSI kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar mbi rrënojat e të vjetrit. Kreu i qeverisë përmes një postimi në Facebook, sjell në vëmendje një deklaratë të aktores së mirënjohur Rajmonda Bulku, njëherazi ish-deputete e Partisë Demokratike, e cila thotë se nuk ka asnjë dyshim që godina e teatrit duhet shembur. Ajo flet për kushtet mizerabël me të cilat përballen aktorët.

Shefi i mazhorancës nga ana e tij thotë se protestuesit janë një minorancë e zhurmshme siç ai shprehet që nuk shprehin opinionin e shumicës.

Çfarë shkruan kreu kryeministri Rama:

Minoranca e zhurmshme dhe e verbër teatralo -politike, nuk përfaqëson asfare opinionin e shumicës së komunitetit të artistëve të skenës, për projektin e Teatrit Kombëtar!

Ja çfarë mendon një aktore e njohur e skenës kombëtare, e cila jo vetëm s’ka asnjë lidhje me këtë shumicë qeverisëse, po ka qenë aktive si qytetare qysh në kohën e ndryshimeve historike dhe më pas edhe si deputete, në radhët e Partisë Demokratike:

RAIMONDA BULKU

Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër. Nuk ka rëndësi fare se çfarë. Godina e teatrit duhet shembur, pa dyshim. Ne po përjetojmë kushte mizerabël. Unë nuk e di se si punojmë aty, është turp të punosh aty. Tani që u gjet Turbina, shumë mirë, ajo sallë është për atë zonë, atë lagje dhe si ajo duhet të ndërtohet edhe një në Kombinat, edhe një në Laprakë, që padyshim është një lagje afër Tiranës. Unë do të dëshiroja që të ngrihet një Teatër i ri Kombëtar, me parametra të tjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDH DOREZAT E BOKSIT PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Evan Holyfield, djali i legjendës në gjurmët e të atit
Previous article ËSHTË BASHKËSHORTJA E YLLIT TË REAL MADRID/ Yaiza Moreno, “pasuria” që rrit vlerën e Mariano Diaz (FOTO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

"KRYMI" ZBËRTHEN EPISODET KRIMINALE/ Nga vrasjet me pagesë te paratë e “pluhurit të bardhë” në ndërtime! Si Alibej bashkëpunoi me SPAK Aktualitet

"KRYMI" ZBËRTHEN EPISODET KRIMINALE/ Nga vrasjet me pagesë te paratë e “pluhurit të bardhë” në ndërtime! Si Alibej bashkëpunoi me SPAK

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT