• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TOYOTA YARIS”/ Basha NUK jep detajet e dëshmisë, sulmon Ballën: Ka lidhje…
Home
Politikë

“TOYOTA YARIS”/ Basha NUK jep detajet e dëshmisë, sulmon Ballën: Ka lidhje…

25 July, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

Pas rreth 90 minutash në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar për median se ka dhënë gjithë informacionin e plotë lidhur me cëshjet për të cilën u thirr për të dëshmuar para prokuroreve belge per çeshtjen “Toyota Yaris”.

Pa dhënë asnjë detaj rreth asaj që kishte dëshmuar para prokurorëve, Basha ka thënë se “dëshmia mbetet në kuadër të rregullave të drejtësisë shqiptare.

 “Sic e kuptuat, dëshmia është dhe do të mbetet në kuadër të rregullave të drejtësisë shqiptare. Dhashë informacion të plotë mbi cështjen duke i qëndruar asaj që i kam bërë publike, edhe më shumë se ajo që kam thënë në publik”- tha Basha.

Ne deklaraten e tij para mediave, Basha tha:

“Sot në pranga duhet të ishte Taulant Balla. Pastrimi i parave të drogës dhe krimit është rreziku kryesor që i kanoset sot Shqipërisë. Është rrezik politik, ekonomik, shoqëror dhe për stabilitetin e vendit. Edi Rama dhe qeveria e tij janë vënë në shërbim të pastrimit të parave të pisëta të krimit. Të gjitha koncesionet dhe projektet e qeverisë janë pastrim parash të drogës dhe të krimit. Projekti i stadiumit është pastrim parash. Projekti i teatrit është pastrim parash. Projekti i Unazës është pastrim parash”.

Ai ka leshuar akuza konkrete per Ramen, teksa e ka cilesuar nje hajdut psiqik.

“Edi Rama është një hajdut psiqik që ka vetëm një ideal, një aspiratë, një moral: paranë. Për para po grabit dhe shet gjithë Shqipërinë. Për para bën aleancë me krimin dhe me çdo kënd.  Ne do ta ndalim. Ne do të ndjekim dhe gjurmojmë çdo qindarkë që Edi Rama dhe kriminelet po mundohen të futin në ekonomi.  Çdo koncesion, çdo ndërtim, çdo kontratë do të gjurmohet për çdo qindarke, si për ata që e kanë dhënë edhe ata që e kanë marrë.
Lufta kundër pastrimit të parave do jetë prioritet kombëtar”- tha Basha.

Kujtojme se një grup prokurorësh federalë belgë erdhen në Tiranë për të asistuar në hetimet që po kryhen për çështjen e “Toyota Yaris”, çështje për të cilën u pyet sot edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Zyrtarisht, Prokuroria tha se kreu i PD-së do të japë shpjegime për denoncimin që bëri në Kuvend, dy ditë para se të bllokoheshin në portin e Durrësit automjetet që vinin nga Belgjika, në të cilat ishte fshehur shuma prej 3.4 milionë eurosh.

Ai pritet të japë shpjegime se cili ishte burimi i informacionit. “Përfaqësuesit e Prokurorisë Federale të Belgjikës kanë mbërritur në Shqipëri, me qëllim vijimin e kryerjes së veprimeve procedurale të kërkuara dhe të lejuara nga autoritetet gjyqësore shqiptare. Këto veprime konsistojnë në marrjen në pyetje të personave të pandehur, si dhe marrjen në pyetje të shtetasit Lulzim Basha ditën e ditën e enjte, datë 25 korrik 2019”, njoftoi zyrtarisht Prokuroria.

HETIMI

Prej disa muajsh autoritetet belge po hetojnë paralelisht me autoritetet shqiptare për të zbuluar personat e përfshirë në pastrimin e parave. Aksioni për bllokimin e eurove u finalizua më 24 qershor të vitit të kaluar dhe pati disa të arrestuar, por edhe disa të tjerë që u shpallën në kërkim.

Paratë ishin fshehur në dy nga shtatë makinat tip “Toyota”, që ishin blerë në Belgjikë. Policia arrestoi pesë persona, ndërsa në kërkim janë shpallur dy kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi. Disa ditë më parë, Njësia Hetimore pranë Task-Forcës Speciale Qendrore, në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, zhvilloi fazën e dytë të operacionit policor “BIZARK” për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe “Grup i strukturuar kriminal”, faza e parë e të cilit është finalizuar në datën 24.6.2018. Në këtë kuadër u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, duke vënë nën sekuestro preventive disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve në hetim për çështjen “Toyota Yaris”.

BASHA NË PROKURORI

“Kryetari i opozitës është shprehur i gatshëm për të ndihmuar me informacionet që disponon në zbardhjen e lidhjeve kriminalo-politike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësuesve më të lartë të kupolës së Rilindjes”, thanë dy dite me pare burime nga Partia Demokratike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA IBRAHIMOVIC TEK RONALDO/ Ja 7 lojtarët që fitojnë shifra marramendëse në "Instagram"
Previous article NËNË PËR HERË TRETË/ Ish deputetja zbulon emrin e veçantë të djalit (FOTO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

"KRYMI" ZBËRTHEN EPISODET KRIMINALE/ Nga vrasjet me pagesë te paratë e “pluhurit të bardhë” në ndërtime! Si Alibej bashkëpunoi me SPAK Aktualitet

"KRYMI" ZBËRTHEN EPISODET KRIMINALE/ Nga vrasjet me pagesë te paratë e “pluhurit të bardhë” në ndërtime! Si Alibej bashkëpunoi me SPAK

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT