• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRDORIMI I TË DHËNAVE…/ “Facebook” do të paguajë 5 milardë dollarë
Home
Teknologji

PËRDORIMI I TË DHËNAVE…/ “Facebook” do të paguajë 5 milardë dollarë

25 July, 2019 Lubjana.autor Teknologji

Rrjeti social Facebook ka rënë dakord të paguajë 5 miliardë dollarë lidhur me akuzat se kishte keqpërdorur të dhëna personale të përdoruesve. Marrëveshja që u njoftua në një deklaratë të mërkurën nga Komisioni Federal i Tregëtisë, është më e kushtueshmja e arritur ndonjëherë me një kompani teknologjike lidhur me privatësinë e përdoruesve.

Si rezultat i marrëveshjes me qeverinë, Shefi Ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg do të duhet të vërtetojë çdo tremujor dhe çdo vit se Facebook po merr masat e duhura për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve.Marrëveshja përcakton gjithashtu ngritjen e një komisioni për  privatësinë nga Facebook-u që do të merrte vendime lidhur me privatësinë dhe përdorimin e të dhënave. Në këtë mënyrë, rregullatorët u përpoqën të reduktojnë atë që e quajtën “kontroll të pafrenuar” nga ana e zotit Zuckerberg për të përcaktuar politikat e privatësisë të kompanisë.

Komisioni do të ishte përgjegjës për miratimin e zyrtarëve që do të punonin me zotin Zuckerberg për t’u siguruar që gjiganti i medias sociale do të respektojë rregullat dhe të dorëzojë certifkatat e plotësimit të kushteve. Komisioni Federal i Tregëtisë hapi një hetim për Facebook-un vitin e kaluar, pasi u mor vesh se firma e konsulencës politike, Cambridge Analytica kishte pasur qasje në informacionit privat të miliona përdoruesve të Facebook-ut, pa autorizim.

Në veçanti, rregullatorët ishin të interesuar të hetonin nëse Facebook kishte shkelur një marrëveshje të vitit 2012 që e udhëzonte kompaninë të merrte miratimin e përdoruesve para se të ndante të dhëna personale me palë të tjera. Marrëveshja e së mërkurës u arrit pas akuzave nga Komisioni Federal i Tregëtisë se Facebook e shkeli marrëveshjen e vitit 2012 duke përdorur “informacione dhe parametra mashtruese për të minuar preferencat e privacies së përdoruesve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËNË PËR HERË TRETË/ Ish deputetja zbulon emrin e veçantë të djalit (FOTO)
Previous article GAFAT BËHEN MAKTH/ Portieri i Liverpool e katranos në miqësore (VIDEO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

BËNI BLERJE ONLINE? Ja rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit Teknologji

BËNI BLERJE ONLINE? Ja rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

ALARMI/ AI po zëvendëson punët që kryhen nga njerëzit, pse të rinjtë mund të paguajnë çmimin më të lartë Teknologji

ALARMI/ AI po zëvendëson punët që kryhen nga njerëzit, pse të rinjtë mund të paguajnë çmimin më të lartë

PËRDORI PA LEJE TEKNOLOGJINË E NJË KOMPANIE TJETËR/ “Apple” gjobitet me 5.7 miliardë dollarë! Teknologji

PËRDORI PA LEJE TEKNOLOGJINË E NJË KOMPANIE TJETËR/ “Apple” gjobitet me 5.7 miliardë dollarë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT