• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI/ Europa drejt thatësirës, preket edhe jugu i Shqipërisë
Home
Ne sytë e të huajve

RAPORTI/ Europa drejt thatësirës, preket edhe jugu i Shqipërisë

24 July, 2019 F.autor Ne sytë e të huajve

Prej kohësh temperaturat janë në rritje në të gjithë Europën dhe ekspertët ndërkombëtarë kanë cilësuar shpeshherë që duhet të merren masa për të trajtuar këtë problem.

Një raport i fundit nga WWF, një organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 1961, e cila punon për e ruajtjen e ambjentit dhe reduktimin e ndikimit njerëzor në mjedis, tregon se klima e nxehtë dhe reshjet e pakta të shiut po ndikojnë në thatësirën e botës.

Nga 419 qytete të analizuara, më së shumti të rrezikuara janë kryeqytetet e Rajonit të Europës Qendrore dhe Lindore, në nivel Global. Për sa i përket vendit tonë, në tërësi ne bëjmë pjesë në vendet mesatarisht të ndikuara nga thatësira, por jugu i Shqipërisë, veçanërisht qyteti i Vlorës dhe i Sarandës bën pjesë në vendet ku thatësira po shtohen më shumë.

Sinoptikania Rezarta Xhakollari tha për gazetën “Si” se vendi ende nuk është në alarm për thatësira, pasi konsiderohet si një vend me pasuri ujore.

“Gjatë 10 viteve të fundit është parë deri diku një mungesë e reshjeve të shiut dhe kryesisht të borës, më së shumti në zonën juglindore, por jo aq sa të ndikojë në thatësira. Tani për tani, Shqipëria ka qëndrueshmëri ndaj thatësirave dhe nuk shihet si një problem shqetësues,” shton Xhakollari

Ndërsa në rang kontinental nga mungesa e ujit qyteti i Kievit renditet i 95-ti më i rrezikuar, pasuar nga Bukureshti në vendin e 101, Budapesti në vendin 171 dhe Sofja në vendin 278. Në raport theksohet se mungesa e ujit mund të ndryshojë shumë në nivel lokal dhe rajonal. Për shkak të ndryshimeve të pritshme të kushteve klimaterike, disponueshmëria e ujit ka të ngjarë të ulet në pjesët jugore dhe lindore të Europës, ndërsa ajo do të mbetet e pandryshuar ose madje do të rritet në pjesën veriore dhe perëndimore. Gjithashtu, ekosistemet e ujërave të ëmbla janë më elastike ndaj ndryshimeve klimatike dhe janë në gjendje të mbajnë furnizimin me ujë me cilësi të mjaftueshme gjatë periudhave të thata.

Ndër të tjera raporti theksoi se 60% e ujërave sipërfaqësorë të BE-së nuk janë të shëndetshme dhe rezervuarët ofrojnë vetëm një furnizim të kufizuar të ujit dhe pengojnë balancën natyrore të ekosistemeve të ujërave të ëmbla. Gjithashtu, thatësirat po bëhen të zakonshme edhe në vendet e Europës veriore si rajoni Balltik dhe Suedia.
Studimi tregon se menaxhimi i dobët i burimeve ujore të shteteve anëtare, mund të korrigjohet nëpërmjet zbatimit të plotë të ligjit të BE-së për ujërat, nga Direktiva Kuadër e Ujërave (Water framework direktive, WFD).
Legjislacioni përcakton se është shumë e rëndësishme ulja e ndikimeve të thatësirës dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së ujërave të ëmbël, për të përballuar një klimë në ndryshim të vazhdueshëm, e më pas të jemi në gjendje të mbajmë furnizimin me ujë cilësor gjatë periudhave të thatësirës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA ZËNKA NË NDESHJE TEK THIKA NË KRAHAROR/ Kush është 18-vjeçari shqiptar që u vra në Itali
Previous article KRIMI MAKABËR/ Dalin detajet: Babai shqiptar e VRAU vajzën pse doli natën me shoqet

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT