Edhe pse prej vitesh jetonin jashtë shtetit një 49 vjeçar nuk e ka suportuar dot faktin që vajza e tij të dilte natën me shoqet, kjo ka bërë që ai ti japë fund jetës së 20- vjeçares.
Petrit Lekaj, i cili jetonte në Adelaide të Australisë, është kapur nga policia, pasi i morri jetën vajzës së tij Sabrina Lekaj, sepse kishte dalë me shoqet gjatë natës.
20-vjeçarja u gjet e pa jetë në makinën e saj, ndërsa babai 49-vjeçar ishte aty pranë.
Shoqet e saj thanë për mediat australiane se vajza kishte shprehur shqetësim se do t’i bërtiste babai kur të shkonte në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën duke festuar me to.
Vajza njihej nga shoqet si një studente shumë e talentuar për mjekësi, dhe tepër ambicioze me studimet. Veç kësaj, ishte dhe një pianiste shumë e zonja.