• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PD DEL “BLLOF”/ Ervin Salianjin e rrëzojnë “provat” e veta kundër prokurorit të “Babales”
Home
Politikë

PD DEL “BLLOF”/ Ervin Salianjin e rrëzojnë “provat” e veta kundër prokurorit të “Babales”

24 July, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka qenë ditën e sotme te Kolegjit të Pavarur të Apelimit (KPA), sipas së cili ka dorëzuar një dokument inkriminues për prokurorin e Krimeve të Rënda, Gent Osmani, prokuror i çështjes “Babale”.

Në fjalën e tij para mediave, Salianji i cili është akuzuar për “Kallëzim të rremë” lidhur me këtë dosje, shprehet se Osmani nuk është caktuar prokuror i çështjes me anë të shortit, por është zgjedhur nga drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, pikërisht për ta manipuluar këtë dosje. Ai shtoi se prokurori Osmani është vënë në shërbim të kryeministrit Rama dhe ish-ministrit Fatmir Xhafaj në veprimtari inkriminuese.

“Sapo dorëzova një CD me të dhëna përgjuese, të bëra me vendim gjykate nga ana e prokurorisë, në të cilat subjekti në rivlerësim, Gent Osmani, sot anëtar i KLP-së, një prej drejtuesve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili vendos për emërimin, shkarkimin apo transferimin e prokurorëve të çdo niveli, po ashtu edhe për krijimin e SPAK-ut, ka komunikuar në mënyrë jo vetëm miqësore, por edhe duke prishur dhe fshirë një pjesë të përgjimit, siç duket në përgjimin që do ta bëj publike edhe për mediat, me shtetasin Alfred Alizoti. E ka vendosur vetë në përgjim dhe ka komunikuar po kështu në mënyrë miqësore, pa lënë më pas asnjë lloj procesverbali, pa pasur asnjë lloj dokumentimi të të gjithë situatës së komunikimit me të dhe duket që është vendosur në mënyrë joprofesionale në shërbim të politikës dhe padiskutim të ish-ministrit Xhafaj, i cili e ka trysnuar për ta mbajtur peng në Kolegjin e Apelimit, sepse në KPK e ka kaluar vetingun”, u shpreh Salinji.

Salianji shprehet se ka një audi-përgjim mes Fredi Alizotit dhe prokurorit Gent Osmani dhe flet për një bisedë miqësore mes tyre. Sipas PD-së, në audio-përgjim tregohet bashkëpunimi mes prokurorit Gent Osmani me dëshmitarin e sajuar Fredi Alizoti, për të mbuluar përfshirjen në trafikun e drogës të Agron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, po në fakt ajo që shihet dhe dëgjohet është se mes tyre (të paktën në bisedën që PD-ja ka shpërndarë) është krejt ndryshe. Në bisedën e tyre shihet që Osmani jo vetëm që nuk i jep konfidenca në bisedë, siç PD-ja pretendon, por edhe nuk ka asgjë që e inkriminon atë si prokuror. Teksa Alizoti i drejtohet prokurorit në emër, ai i kthehet “jo Genti, por prokuror Genti, nuk jam shoku jot” duke hedhur poshtë dukshëm pretendimin e Salianjit për një bisedë miqësore mes tyre.

Ky veprim nga ana e ish-deputetit të PD-së vjen një ditë përpara se Osmani të dalë përpara Kolegjit të Pavarur të Apelimit (KPA). Ai u konfirmua nga shkalla e parë e Vetingut, por Komisioneri Publik ankimoi vendimin, duke kërkuar shkarkimin e tij nga detyra, me argumentin se nuk justifikon pasurinë. Bëhet fjalë për blerjen e një apartamenti, për të cilin Osmani ka deklaruar se një pjesë e parave janë marrë me kredi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS TRIUMFIT NDAJ INTER/ Ronaldo shpreh vlerësimet maksimale: Ndjejë kënaqësi të luaj ndaj tyre...
Previous article PUSHIMET LUKSOZE/ Bashkëshortja e Messit poston FOTON e ëmbël! "Pleshti"...

F.autor

Postime të ngjashme

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT