• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DËMTIMI I MEMORIALIT TË THIMIO LOLIT/ Reagojnë Athina dhe Omonia
Home
Rajon

DËMTIMI I MEMORIALIT TË THIMIO LOLIT/ Reagojnë Athina dhe Omonia

23 July, 2019 F.autor Rajon

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar ashpër pas hedhjes në erë me eksploziv të memorialit të Thimio Lolit mbrëmjen e djeshme në Finiq. Athina zyrtare kërkon nga Shqipëria që të hetojë, zbulojë dhe vendosë para drejtësisë sa më shpejt autorët.

“Ministria greke e Punëve të Jashtme shpreh keqardhjen dhe shqetësimin e saj për shpërthimin e monumentit dhe e dënon fuqishëm.

Ngjarja sfidon minoritetin kombëtar grek dhe në fund të fundit marrëdhëniet greko-shqiptare. Duhet të hetohen menjëherë dhe autorët të vendosen para drejtësisë. Presim që pala shqiptare të veprojë sa më shpejt që të jetë e mundur duke rikthyer ndjenjën e sigurisë së Pakicës Kombëtare Greke.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Greke, si dhe Autoritetet Konsullore në Shqipëri, po ndjekin nga afër këtë rast” mbyllet deklarata e Athinës zyrtare.

Për ngarjen në fjalë ka reafuar edhe Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek (OMONIA).

Omonia e konsideron ngjarjen një goditje terroriste në zemër të Minoritetit Etnik Grek. Ndërsa shpreh pakënaqësinë e saj ndaj indiferencës së autoriteteve kompetente për të gjetur autorët e vandalizimit para disa muajsh të Monumentit të Thimjo Lloli i lë ato të ekspozuara.

“Nga ana e jonë si një akt të tillë e denoncojmë dhe drejtojmë thirrjen tonë autoriteteve kompetente shtetërore ta trajtojnë me praktikën adekuate të organizatës së strukturuar terroriste që frymëzohet nga urrejtja nacionale dhe vepron me metodat e terrorizmit Islamik. Madje indifirenca e autoriteteve policore për të gjetur dhe dorëzuar në bankën e të akuzuarve ata të cilët para pak muajsh realizuan vandalizimin e Monumentit dhe të Flamurit Grek, e vë në pozitën e bashkëpërgjegjësisë”, thuhet në deklaratë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GAFA DHE SKANDALE/ Karriera e Boris Johnson kryeministrit të ri të Britanisë
Previous article ARRITI NË.../ Ja sa ishte dhe ku u regjistrua temperatura më e lartë ditën e sotme

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT