• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASAMBLEJA E PS/ Ja çfarë pritet të diskutohet: Analizë për 30 Qershorin dhe vlerësim…
Home
Politikë

ASAMBLEJA E PS/ Ja çfarë pritet të diskutohet: Analizë për 30 Qershorin dhe vlerësim…

23 July, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

Partia Socialiste u shpall fituese absolute në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, por pavarësisht kësaj, rezultati i marrë në çdo bashki do të jetë objekt i mbledhjes së sotme të Asamblesë Kombëtare.

Kreu i PS-së, njëherësh Kryeministri Edi Rama, pritet të kërkojë shpjegime nga drejtuesit politikë të PSsë, por edhe kryebashkiakët e zgjedhur për pjesëmarrjen dhe rezultatet në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Panorama” ka siguruar axhendën e punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila do të mbahet sot në orën 16:00. Axhenda Punimet e Asamblesë së PS-së do të nisin me fjalën e Kryeministrit Rama, i cili pritet të japë krahas opinioneve të tij për procesin e 30 qershorit, edhe një mesazh politik për kundërshtarët e tij në opozitë.

Një javë më parë, pas mbledhjes së Kryesisë kreu i qeverisë u tregua i gatshëm për dialog me opozitën, për të diskutuar mbi sfidat që ka vendi. “Ne jemi të disponueshëm për t’u ulur në tryezë për të diskutuar për sfidat e vendit dhe çka është e rëndësishme në funksion të rregullave të lojës. Për sa i përket Kushtetutës, ligjshmërisë nga njëra anë dhe mandatit tonë qeverisës, nuk janë çështje që i kemi në diskutim me askënd tjetër. Jemi një shumicë që kemi detyrim që të forcojmë kulturën e ligjit dhe ligjshmërinë në çdo aspekt dhe që kemi detyrim që të mbajmë me nder dhe dinjitet një mandat që na është dhënë deri në 2021″, deklaroi Rama.

Ndërkohë, pas fjalës së Ramës, socialistët do të bëjnë një analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit. Analiza do pasohet me shqyrtimin dhe miratimin e projektvendimit për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti. Pikë e katërt e rendit të ditës në Asamble do të jetë shqyrtimi dhe miratimi i projektudhëzimit për zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti dhe në fund do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i projektudhëzimit për kriteret përzgjedhëse për delegatët e Kongresit dhe kryetarët e partisë të bashkive.

Socialistët në vjeshtë pritet të shkojnë në zgjedhje të brendshme, ku nga kryetari i PS-së Edi Rama dhe të gjithë drejtuesit në rrethe do të kërkojnë një mandat të ri brenda forcës së tyre politike.

QEVERIA

Në punimet e sotme të Asamblesë së PS-së pritet që Kryeministri Rama të vlerësojë edhe performancën e disa ministrave, që disa muaj më parë i ngarkoi me detyra specifike. Në mbledhjen e fundit të Asamblesë, Rama iu la afat ministrave Ogerta Mansterliu dhe Blendi Klosi për të përmbushur detyrat deri në korrik, në rast të kundërt do të bënte ndryshime. Por opsionin e ndryshimeve në kabinetin e tij qeverisës e rrëzoi vetë Rama një javë më parë, kur tha se s’ka asnjë nevojë për lëvizje.

“Nuk ka ndryshime në qeveri, janë fantazi që burojnë nga temperaturat e larta. Nuk kam deklaruar që do të ketë ndryshime, kam thënë që ka një sërë detyrash që duhen bërë dhe nëse janë plotësuar, s’ka asnjë nevojë për ndryshime”, deklaroi Kryeministri. Ndërkohë, në kampin opozitar janë të bindur se në vjeshtë politika shqiptare do të ketë ndryshime të forta, që do të pasohen me zgjedhje të parakohshme. Por për Edi Ramën, mandati i qeverisë është i panegociueshëm dhe ka garantuar se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në vitin 2021.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAMPIONATI BALLKANIK U-20/ Kuqezinjtë shpallen nënkampionë në "Beachvolley"
Previous article INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP/ Chelsea mposht "katalanasit" në Japoni (VIDEO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT