Një nga pikat kulminante të diktaturës komuniste në Shqipëri, është “Lufta e Klasave”; pushkatimet, vrasjet pa gjyq, burgosjet me akuza të pabazuara, internimet dhe persekutimet në të gjitha format dhe llojet e saj të tmerrshme, e cila në Shqipëri erdhi e një lloji të veçantë, me fytyrën më të egër e kanibale, me tingujt më të fortë të tragjizmit dhe dhimbjes, me notat më të ashpra të urrejtjes për jetën dhe intesitetin e forcës më të madhe goditëse ndaj vyrtyteve dhe moralit njerëzor, varrosjen për së gjalli të çdo ëndrre për të ardhmen e lumtur. E natyrisht, pa u njohur mirë këto, nuk do të kishte kuptim njohja dhe denoncimi i krimeve të diktaturës komuniste dhe vetë terrorit të ferrit të kuq të shfaqur në formën më të tmerrshme e më të pamëshirshme. Mijëra shqiptarë të pafajshëm e provuan këtë sistem të egër nëpër kampet e përqëndrimit, kampet e internimit dhe kampet e punës, provuan plumbat e litarin, humbjen e varrit, së bashku me eshtrat e tyre që nuk do të gjenden kurrë. Një popull shpresëhumbur, i stërmunduar, i uritur, rraskapitur e i lebetitur.
Një nga këta të shumtë vuajtës të sistemit komunist diktatorial mesjetaro-feudal, është edhe Arsen Prifti nga fshati Piqeras i bregdetit të Sarandës dhe i gjithë fisi i tij. Një nga fiset më të mëdha e më të kamura të kohës në Piqeras dhe të njohur në gjithë bregdetin e fshatrat e tij, për fisnikërinë dhe ndihmat humane ndaj shtresës së varfër. Të gjithë të lidhur me LANÇ. Shtëpitë e tyre dykatëshe ndodhen në qendër të fshatit, aty ku banorët i thonë “Porta e Madhe”. Shtëpi të hershme që rezistojnë edhe sot. Por një vit pas çlirimit të vendit, maj 1945, ndodhi tragjedia që do të sillte mbi këtë fis gjëmën e madhe: burgosje, internime e persekutime, deri në brezin e tretë pasardhës të Arsenit.
Po çfarë ndodhi në Piqeras, atë maj të 1945-s?
Vëllai i Arsenit, Grigor Prifti (Goli), që në ditët e para të Çlirimit arratiset në Greqi. Arratisje mbi të cilën koha nuk ka hedhur dritë dhe ka ngelur enigmë edhe sot, megjithëse në vitet e para të demokracisë, Goli erdhi në fshat pak ditë, por qëndroi gojëkyçur. Goli ishte partizan dhe arratiset papritur duke lënë pas gjëmën e madhe për fisin e tij dhe shumë bashkëfshatarë. Urrejtja dhe hakmarrja komuniste do të shfrynte mbi ta, tmerrshëm e pamëshirshëm. Por nuk u nxituan. Koha do të sillte në skenë ngjarje të reja në zhvillim. Dokumentet dhe gojëdhënat duan të thonë se erdhi disa herë në fshat si diversant, por kjo nuk u faktua edhe pse shumë veta u dënuan dhe riskuan. E faktuar është vetëm ndodhia që do të rrëfejmë më poshtë.
Bashkëfshatarët, Golin, e përshkruajën të fortë fizikisht, të mençur dhe trim. Kish zgjuarsi natyrale të admirueshme. Ngjarja që shkaktoi tragjedinë mbi fisin e tij dhe e dokumentuar si ardhja e fundit në vendlindje nga shteti grek, është ajo e majit 1945-ës. Një nga më të moshuarit e fshatit Piqeras dhe fis me Golin, 87-vjeçari Aleksandro Prifti tregon se: “Atë natë organizata bazë e partisë qe mbledhur në mbledhje tek godina e 
Të afërmit e Arsenit tregojnë për gazetën “Telegraf” se 9 muajt e parë të arrestimit nuk kishin asnjë lajm për Arsenin deri sa i kishin humbur shpresat se ai jetonte akoma. Veshët u kishin dëgjuar shumë bëma kriminale të pushtetarëve të rinj komunist. Sinjali i parë se Arseni qe gjallë erdhi nga një grua e fshatit (M. M.). Ajo u zbrit nga makina në Sarandë se e spiunoi një i njohuri i saj për një thes misër që kish me vete fshehurazi. E zbritën dhe e shoqëruan në Degë, por pasi i morën thesin e liruan. Por gruaja duke dalë në oborrin e Degës së Brendshme, te pisha që është ende dhe sot si dëshmitare e vetme e krimeve dhe torturave çnjerëzore, pa, të lidhur, Arsenin, kockë e lëkurë, të sfilitur deri në vdekje. Vetëm nga sytë e njohu. Ashtu, të lidhur te pisha, e kishin lyer me mjaltë dhe trupi i qe mbushur me miza. Një torturë që Arseni vetëm rënkonte nga thellësia e shpirtit dhe ai rënkim mezi dilte nga honet e zbrazëta të tij. Bashkëfshatarja ulëriti me kuje para kësaj pamjeje makabre dhe ra në shesh pa ndjenja. Kështu në fshat erdhi haberi që Arseni qe gjallë, jetonte, apo më mirë të themi frymonte. Arseni do të provonte mbi trupin e tij të sfilitur e të drobitur, të dobësuar deri në venitje, gjithë egërsinë dhe torturat më çnjerëzore deri sa të detyrohej të pranonte akuzën si strehues të vëllait të arratisur. Torturave të kolegëve të 






