• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RUÇI TAKOHET ME AMBASADOREN GJERMANE/ Susane Schutz: Do vazhdojmë t’iu mbështesim në rrugën drejt BE
Home
Politikë

RUÇI TAKOHET ME AMBASADOREN GJERMANE/ Susane Schutz: Do vazhdojmë t’iu mbështesim në rrugën drejt BE

22 July, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi priti sot Ambasadoren e Gjermanisë, Susane Schutz, me rastin e përfundimit të misionit të saj në Shqipëri.

Kryetari  i Kuvendit i shprehu ambasadores Schutz përgëzimet për kryerjen me sukses të misionit në Shqipëri, mirënjohjen ndaj bashkëpunimit tuaj të shkëlqyer me Kuvendin dhe i uroi suksese në detyrën e saj të re.  Kryetari Ruçi shprehu gjithashtu urimet për zgjedhjen e znj.  Ursula von der Leyen, Ministres së Mbrojtjes së Gjermanisë, në krye të Komisionit Europian, një shënje e ndikimit në rritje të Gjermanisë në arenën europiane dhe globale. ‘Gjermania është lokomotiva ekonomike dhe politike e Europës, një magnet i fuqishëm për të gjithë popujt dhe vendet që aspirojnë për liri, demokraci e mirëqenie. Shqipëria i është mirënjohëse Gjermanisë për mbështetjen gjatë gjithë tranzicionit, por në mënyrë të veçantë për mbështetjen e fuqishme të proceseve integruese. Ne u jemi thellësisht mirënjohës Kancelares Merkel dhe Presidentit të Bundastagut Shauble dhe jemi të bindur se rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen pa kushte të negociatave nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e Gjermanisë, të Qeverisë dhe Bundestagut. Këtë mbështetje e konstatova edhe gjatë vizitës zyrtare në Gjermani dhe takimit me Presidentin Shauble dhe ministrin për Çeshtjet Europiane Roth. Shqipëria shpreson në vazhdimin e mbëshetjes së Gjermanisë edhe në mbledhjen e Këshillit Europian në tetor të këtij viti’, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi.  Kryetari i Kuvendit falenderoi ambasadoren Susane Schutz edhe për qetësine, maturinë dhe vendosmërinë e saj personale për zgjidhjen e situatës politike në Shqipëri, duke u mbështetur në kushtetueshmërinë dhe sundimin e ligjit.

‘Unë jam e lumtur që kam punuar në një vend mahnitës dhe me një të ardhme të shkëlqyer. Gjermania do të vazhdojë të mbështesë rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Kancelarja Merkel është shumë e angazhuar për këtë proces’, vuri në dukje ambasadorja  Schutz.

Në përgjigje të interesimit të ambasadores Schutz për zgjidhjen e situatës politike në Shqipëri, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nënvizoi se ‘Zgjidhja mund të vijë vetëm nëpërmjet dialogut, por pa shkelur vijat e kuqe të këtij dialogu, të cilat janë Kushtetuta e ligji dhe pakthyeshmëria e reformës në drejtësi. Gjithashtu Kuvendi ka krijuar të gjitha mundësitë që opozita parlamentare dhe joparlamentare të bashkëpunojnë për vazhdimin e reformave, përfshirë edhe reformën në drejtësi’.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe ambasadorja Susane Schutz bizseduan edhe për çështje të situatës në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTON DITËLINDJEN/ Jona Spahiu zbulon moshën dhe surprizat ndaj saj (FOTO)
Previous article I LAN 3 HERË.../ Njihuni më 10-vjeçaren nga Konispoli me flokët... (VIDEO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve Aktualitet

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve

DITA E 20 E PROTESTËS NË TIRANË/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, nis protesta masive Aktualitet

DITA E 20 E PROTESTËS NË TIRANË/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, nis protesta masive

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT