• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rikthehet në Gjykatën e Lartë Dosja “Doshi-Frroku-Bami”, ja arsyeja
Home
Aktualitet
Drejtësi

Rikthehet në Gjykatën e Lartë Dosja “Doshi-Frroku-Bami”, ja arsyeja

19 December, 2017 k.autor Aktualitet, Drejtësi

Moskrijimi i Gjykatës Speciale Antikorrupsion, SPAK, duket se ka futur në një rreth vicioz çështjen me të pandehur deputetin Tom Doshi, ish-deputetin Mark Frroku dhe Durim Bami. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për dërgimin e saj tek Krimet e Rënda, këto të fundit e kanë ridërguar dosjen në Gjykatën e Lartë.

Durim Bami ishte të martën tek Krimet e Rënda për zëvendësimin e masës “arrest shtëpiak” dhënë për të 2 vite e 9 muaj më parë nga Gjykata e Lartë. Ai është një nga tre të akuzuarit për fabrikimin e provave të rreme të një skenari për vrasjen e deputetit Tom Doshi në vitin 2015. Të pandehurit Bami iu desh të rikthehej në banesë i shoqëruar nga policia pasi Krimet e Rënda nuk e shqyrtojnë dot më kërkesën e tij.

Dosja ku Durim Bami është i bashkëpandehur me deputetin Tom Doshi dhe ish-deputetin Mark Frroku është ridërguar në Gjykatën e Lartë.
Burime të “Abcnews” konfirmuan se Krimet e Rënda kanë shpallur moskompetencë për shqyrtimin e dosjës. Në këtë mënyrë, aktet i janë përcjellë Gjykatës së Lartë, e cila në tetor 2017 shpalli po ashtu moskompetencë. Gjykata e Lartë hoqi dorë nga shqyrtimi i dosjes, bazuar në ndryshimet kushtetuese për llogari të Reformës në Drejtësi ku gjykimi i akuzave ndaj deputetit, sic është rasti i Doshit, bëhet nga Gjykata Speciale Anti-korrupsion e njohur si SPAK. Por derisa ky institucion ende nuk është formuar, duket se asnjë gjykatë nuk do të vazhdojë shqyrtimin e dosjes “Doshi-Frroku-Bami”.

Prokuroria e Përgjithshme pretendon se tre të pandehurit e kësaj dosjeje në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar prova të rreme me qëllim për të ushtruar ndjekje penale ndaj ish-kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, aktualisht President i Republikës./abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk thonë kot që janë të mirë! Këto FOTO të kafshëve në avion do t'ju shkrijnë së qeshuri
Previous article Filter për SPAK? Prokurorët në Kushtetuese: Ligji na heq kompetencat

k.autor

Postime të ngjashme

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim Aktualitet

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT