• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NIS VETINGUN BRENDA PARTISË/ Lulzim Basha kërkon të pastrojë PD nga… kundërshtarët e tij
Home
Politikë

NIS VETINGUN BRENDA PARTISË/ Lulzim Basha kërkon të pastrojë PD nga… kundërshtarët e tij

21 July, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Lulzim Basha ka vendosur të bëjë veting brenda PD-së.

“Jo nga institucionet shtetërore por nga vetë struktura. Partia Demokratike, po kalon në sitë gjithë zyrtarët demokratë, përfshirën edhe anëtarët e këshillit kombëtarë.

Formulari i vetëdeklarimit, i është shpërndarë gjithë strukturës, ndërsa pyetjet që kërkojnë përgjigje janë specifike dhe të detajuara.

Në të kërkohen të dhënat personale, të dhanë për punësimin, të dhëna mbi shkollimin, mbi eksperiencën në punë, të dhëna për pastërtinë e figurës që lidhen me gjendjen gjyqësore dhe të dhëna mbi veprimtarinë politike.

Ky formular është i vlefshëm edhe për çdo kandidat për zgjedhje vendore apo parlamentare.

Zyrtarët demokratë, janë të detyruar krahas çdo eksperience punësimi apo niveli arsimimi, të deklarojnë edhe marrëdhënien e tyre me ligjin.

Rëndësi e veçantë i është kushtuar dhunës në familje, ndërsa zyrtarët demokrat duhet të japin përgjigje në qoftë se ndaj tyre është paraqitur ndonjëherë kërkesë për urdhër mbrojtje.

Zyrtarët demokrat duhet të deklarojnë veprimtarinë e tyre politike edhe nga viti 1991 deri në ditët e sotme”.

Kështu raporton Ora News, lajmin që është shpërndarë nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike.

Kjo iniciativë më shumë se sa një nismë serioze, shihet si një shou i Lulzim Bashës, për të hequr vëmendjen nga problemet brenda PD-së dhe nga ndonjë revoltë e mundshme kundër tij, pasi i la demokratët pa asnjë pushtet.

Më shumë se sa një veting, kjo nismë mund të konsiderohet një masë “kërcënuese” për ata që do të ngrejnë zërin kundër Lulzim Bashës.

Sepse nëse duan të bëjnë vërtet veting në parti, vështirë se iu mbetet njeri nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

Duke nisur nga vetë Lulzim Basha, deri tek Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Grida Duma etj.

Ndoshta do të shpëtonte vetëm Gaz Bardhi, të cilit do t’i mbetej në dorë drejtimi i Partisë Demokratike.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS DISFATËS NË MIQËSORE NDAJ TOTTENHAM/ Sarri i vë fajin mbrojtjes, ja shkaku kryesor
Previous article DISFATA NË MIQËSORE NDAJ TOTTENHAM/ Sarri i pakënaqur: Ata ishin më brilant, ndërsa ne...

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT