• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Filter për SPAK? Prokurorët në Kushtetuese: Ligji na heq kompetencat
Home
Aktualitet
Drejtësi

Filter për SPAK? Prokurorët në Kushtetuese: Ligji na heq kompetencat

19 December, 2017 k.autor Aktualitet, Drejtësi

Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim ankimin e Unionit të Prokurorëve për një nga ligjet më të rëndësishme të reformës në drejtësi, ligjin 35 të këtij viti, që bën ndryshime të rëndësishme në Kodin e Procedurës Penale.

Një nga këto ndryshime vendos kontrollin e gjykatës mbi vendimmarrjen e prokurorisë për të dërguar, ose jo në gjyq një çështje të caktuar.

Sipas Unionit të Prokurorëve kjo cenon pavarësinë e prokurorit, duke i dhënë gjykatës atribute që Kushtetuta ia njeh prokurorisë.

“Prokurorit i janë hequr atribute të rëndësishme që lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale, atribute të cilat ja ka dhënë Kushtetuta. Konkretisht i është hequr e drejta për të disponuar në përfundim të çështjes, nëse kjo çështje do të pushohet, apo do të dërgohet në gjykim”, thonë Prokurorët.

Por përfaqësuesit e Kuvendit në këtë proces mendojnë ndryshe.

“Vetëm pavarësia, pa kontrollin e gjykatës mund ta çojë prokurorin në papërgjegjshmëri dhe në funksionim në mungesë transparence në interes të dëmshëm, jo vetëm ndaj të pandehurit, por edhe në dëm të interesit publik dhe interesave të viktimës”, deklaruan përfaqësuesit e Kuvendit.

Nëse ligji qëndron siç është, prokurorët i druhen faktit se SPAK-u, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që pritet të krijohet për të hetuar pikërisht veprat e korrupsionit në politikë e drejtësi, do të ketë një filtër në gjykatë pa filluar ende procesi.

Pra, një gjyqtar i vetëm do të vendosë nëse një hetim i caktuar, për të cilin mund të jenë dashur muaj të tërë hetime, do të shkojë apo jo për gjykim.

Prokurorët vënë në dyshim sinqeritetin e ligjvënësit për të luftuar korrupsionin nëpërmjet SPAK-ut, me miratimin e këtij ligj.

Gjykata Kushtetuese, pasi dëgjoi palët është tërhequr për t’u shprehur me vendim në një kohë të pacaktuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rikthehet në Gjykatën e Lartë Dosja “Doshi-Frroku-Bami”, ja arsyeja
Previous article Këto FOTO zbulojnë botën magjepëse të anijeve të fluturimit në 1930. Si të jenë shkrepur sot!

k.autor

Postime të ngjashme

KËRKOI TËRHEQJEN NGA GJYKIMI I SHKURTUAR/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit Aktualitet

KËRKOI TËRHEQJEN NGA GJYKIMI I SHKURTUAR/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit

E RËNDË NË KORÇË/ Nëna po kalonte rrugën, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur brenda Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ Nëna po kalonte rrugën, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur brenda

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt Aktualitet

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT