Një 18 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës pasi një natë më parë, ka plagosur me thikë një 23 vjeçar.
Në pranga përfundoi i riu L.H., banues në Tiranë, i cili akuzohet se mbrëmjen e shkuar qëlloi një tjetër person me thikë.
“Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas gjatë një konflikti, ndodhur në rrugën “Besim Alla” dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin L. T.,23 vjeç, banues në rrugën “Besim Alla” Tiranë, duke i shkaktuar plagë të rënda i cili aktualisht ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.