• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I FESTIM LATOS NË HOLANDË/ Njoftimi nga familjarët dhe MISTERI i vdekjes së tij
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I FESTIM LATOS NË HOLANDË/ Njoftimi nga familjarët dhe MISTERI i vdekjes së tij

21 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Festim Lato, i vetëshpallur si ‘President i Republikës së Çamërisë’ dyshohet se është vrarë në Holandë. Ngjarja është e mbuluar me mister, pasi nuk ka asnjë informacion zyrtar, ndërsa lajmi mbi pretendimin se është ekzekutuar bazohet vetëm mbi dëshmitë e familjes së tij në Vlorë dhe të miqve.

Përballë misterit, Shqiptarja.com kontaktoi me familjen e Latos që ndodhet në Vlorë. Vëllai, Xhemil Lato u shpreh se mbrëmjen e djeshme e kishin kontaktuar autoritetet holandeze për t’i dhënë familjes lajmin e vrasjes së vëllait në një atentat, por nuk dha më shumë detaje. “Është e vërtetë. Më ka marrë policia holandeze direkt dhe më njoftoi. Nuk e di kur ka ndodhur ngjarja, dje nga ora 21:00 më morën. Nuk dimë gjë më shumë.

Kemi dërguar njeri atje të merret vesh. Janë edhe fëmijët atje. Kemi 4-5 ditë që kemi folur për herë të fundit, komunikoi me nënën, por nuk na kishte shprehur ndonjë rrezik. Festimi jetonte atje, por është i ndarë nga gruaja” tha Xhemil Lato për Shqiptarja.com. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili udhëtoi drejt vendlindjes së tij në Panaja të Vlorës, ku të afërmit shprehen se nuk e besojnë vërtetësinë e lajmit.

Ndërsa miqtë e tij në mesazhet e shpërndara në rrjetet sociale akuzojnë se vrasja është politike. “Në Holandë nga vrasës të paidentifikuar, iu bë atentat presidentit të Republikës së Çamërisë z. Festim Lato. Për vrasjen e Festim Latos, sot e familjen Lato në Vlorë e njoftoi Policia Holandeze. Me këtë rast Qeveria e Republikës së Çamërisë, me në krye Kryeministri Ali Aliu, është shumë e tronditur, dhe i shpreh ngushëllime Familjes Lato nga Vlora, miqve dhe shkove të tij.

Vrasja e Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato është vrasje me motive politike.  Festim Lato është heroi i parë Republikës së Çamërisë. Festim Lato, dritë t u bëftë gjaku o trim! Çamëria është gjaku ynë që s´falet! Lavdi që të patëm” shkruan, Ali Aliu i vetëshpallur si “Kryeministri i Republikës së Çamërisë”.

Edhe historiania Elena Kocaqi e njohur si njeri i afërt dhe bashkëpunëtore e Latos, e kontaktuar nga Report Tv u shpreh se është informuar nga miqtë se ‘Presidenti i Republikës së Çamërisë’ është vrarë, por nuk ka informacione për ngjarjen. Por, pavarësisht dëshmisë së familjes dhe miqve në rrjetet sociale nuk ka asnjë informacion zyrtar, ndërsa sipas Policisë së Shtetit nuk ka asnjë sinjal apo kontakt nga autoritetet holandeze për vrasjen e ndonjë shqiptari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAJNERI LAMPARD MERR LAJMIN E KEQ/ Dëmtohet Mesfushori N’golo Kante, ja çfarë rrezikon
Previous article MUND TË VDISNI GJATË SEKSIT/ Ja shkaqet më të zakonshme

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT