• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK QENDROJNË FARE”/ Merkel kritikon qëndrimet raciste të presidentit Trump
Home
Nderkombetare

“NUK QENDROJNË FARE”/ Merkel kritikon qëndrimet raciste të presidentit Trump

19 July, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Kancelarja gjermane kritikoi ashpër Presidentin e SHBA.-së Donald Trump, për rrëmujën e krijuar me kritikat kundër grave kongresiste të Partisë Demokratike. Trump po e dëmton kështu fuqinë amerikane.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në konferencën vjetore me gazetarë, tha se ajo do të mbetet në postin e kancelares deri në vitin 2021, pra deri në përfundim të mandatit të tanishëm, të fituar në zgjedhjet e fundit. Në këtë mënyrë ajo i dha fund edhe një herë spekulimeve për mundësinë e largimit të parakohshëm nga posti i kancelares.

Në konferencën tradcionale vjetore me gazetarë Merkel u përgjigj edhe në pyetjen rreth sulmeve të fundit të presidentit Donald Trump ndaj katër kongresisteve demokrate në SHBA. Ajo u shpreh me përbuzje ndaj këtyre sulmeve. “Unë distancohem qartë nga këto deklarata dhe ndjej solidaritet ndaj grave të sulmuara”, theksoi Merkel në konferencën e saj vjetore për shtyp në Berlin. “Njerëzit me kombësi shumë të ndryshme kanë kontribuar në forcën e popullit amerikan”, theksoi Merkel duke shtuar se deklaratat e Trumpit janë në “kundërshtim me fuqinë e Amerikës”.

Merkel iu bashkua kështu valës së kritikave ndaj Trumpit, për shkak të një mesazhi të tij në Twitter ku shkruante se kongresistet e Partisë Demokratike duhet të “kthehen në vendet prej nga kanë ardhur dhe të ndihmojnë këto vende krejtësisht të rrënuara nga krimet”.

“Kockat raciste…”
Të gjithë kongresmenët e Kongresit amerikan janë shtetas të këtij vendi, ndaj kërkesa e tij për largimin e personave me origjinë të huaj nuk qëndron fare. Vërejtjet e Trumpit janë kritikuar dhe quajtur “raciste”, edhe pse vet Trump i ka hedhur poshtë këto pohimet duke thënë se ai në trupin e tij nuk ka “asnjë kockë raciste”.

Shëndeti i kancelares
Një prej çështjeve më të përfolura kohët e fundit në Gjermani ka qenë shëndeti i kancelares Merkel, pas dridhjeve në tre javët e fundit. Merkel tha se i kupton shqetësimet për shëndetin e saj. “Unë i kuptoj pyetjet në lidhje me shëndetin tim, por këyre pyetjeve u kam dhënë një përgjigje”, theksoi Merkel. “Është e rëndësishme që unë të angazhohem me përgjëgjegjësi për të vepruar si kreu i qeverisë. Ju më keni njoftuar për një kohë të gjatë dhe ajo që mund të them është – unë mund ta kryej këtë funksion”, theksoi Merkel.

“Unë do të përfundoj punën time politike në vitin 2021, por shpresoj që jeta të vazhdojë edhe pas kësaj dhe unë do të doja që ajo të vazhdojë në një mënyrë të shëndetshme”, theksoi Merkel.
Konferenca vjetore për shtyp është një ngjarje tradicionale në politikën e Berlinit, e cila filloi në kohën e ish-kancelarit Helmut Kohl (1982-1998)./DW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RUDINA E VENDOS NË SIKLET/ Gent Fatali konfirmon lidhjen me motrën e Loredanës (FOTO)
Previous article 20 VITE PAS RRËMBIMIT TË VAJZËS/ Nëna shpreson ende në gjetjen e saj: Dy djemtë...

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT