Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të veprojë bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, kjo si rezultat i dorëheqjës së kryeministrit Haradinaj i cili u ftua si i dyshuar nga Gjykata Speciale. Presidenti tha se me keqardhje e ka pritur lajmin e dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kompentenca për shpalljen e zgjedhjeve i takon Presidentit të vendit në pajtim me partitë dhe koalicionin fitues të zgjedhjeve.
Gjithashtu Thaçi tha se beson në pastërtinë e luftës së UÇK’së dhe në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë.
Krejt në fund Presidenti premtoi se as vlerat e lirisë dhe as UÇK’në nuk mund ta cenojë askush!
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Presidentit Thaçi:
Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi,…
Gepostet von Hashim Thaçi am Freitag, 19. Juli 2019


