Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”, ku një dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Të plagosur kanë mbetur Nikita Manoku 60-vjeç, profesor gjinekologjie si dhe bashkëshortja e tij Leta Manoku, po 60-vjeç. Çifti i bashkëshortëve kanë pësuar fraktura dhe janë dërguar menjëherë në spital
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plot të saj.


