• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDRYSHON LIGJI I DUHANIT/ Manastirliu: Më shumë mbrojtje për shëndetin e qytetarëve
Home
Politikë

NDRYSHON LIGJI I DUHANIT/ Manastirliu: Më shumë mbrojtje për shëndetin e qytetarëve

19 July, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

“Më shumë mbrojtje për shëndetin e qytetarëve me forcimin e masave kundër duhanpirjes dhe përfshirjen në ligj të të gjitha produkteve të duhanit që dëmtojnë shëndetin”. Gjatë fjalës në Kuvend, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se do të ndalohet konsumimi në ambiente të mbyllura edhe për duhanin me ngrohje, cigaren elektronike dhe shisha/nargjile, që janë të dëmshme për shëndetin e qytetarëve. Kuvendi miratoi sot ndryshimet në ligjin “PËR MBROJTJEN E SHËNDETIT NGA PRODUKTET E DUHANIT”.

“Këto ndryshime ligjore, nuk janë thjeshtë dhe vetëm ndryshime që forcojnë masat për kontrollin e duhanpirjes por në thelb dekurajojnë konsumimin e duhanit, duke ulur rrezikun e prekjes së popullatës së shëndetshme nga semundjet kardiovaskulare apo ato të mushkërive”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se ndryshimet në projektligj janë hartuar në frymën e Direktivës 40/2014 të BE si dhe Konventës Kuadër të OBSH për kontrollin e duhanit dhe të konsultuara me grupet e interesit, Manastirliu tha se ndryshimet parashikojnë edhe forcimin e masave ndëshkuese në rast të moszbatimi të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit nga produktet e duhanit.

“Ndryshimet kane për synim të forcojnë implementimin e ligjit dhe shtimin e mbrojtjes për qytetarët që ekspozohen në mënyrë të pavullnetshëm ndaj tymit të duhanit. Nëse një subjekt shkel 2 herë rresht brenda dy muajve nenin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, gjoba do të jetë sa dyfishi i gjobës së parë. Nëse e përsërit të njëjtën shkelje brenda një afati 1 vjeçar gjobitet me 6-fishin e gjobës, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licencës për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë gjatë fjalës në Kuvend.

Do të ndalohet gjithashtu shitja e produkteve të duhanit me shije karakteristike (mente, vanilje etj) si dhe shitja e paketave të duhanit me numër të reduktuar cigaresh, si masa për të dekujaruar duhanpirjen. Në fund të fjalës saj Manastirliu theksoi se do të fillojë një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi për të informuar qytetarët mbi ligjin e ri të duhanit. “Puna jonë fillon tani dhe nuk mbaron me ngritjen e ligjit. Ndaj kjo është një përgjegjësi qytetare dhe është sfida e çdo qytetari dhe e Ministrisë së Shëndetësisë. Ne do të fillojmë një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi për ndryshimet ligjore, për masat ndaj subjekteve që thyejnë ligjin, për risitë në mënyrë që të mos vijojmë direkt me gjobat dhe të mos përballemi me mungesën e informimit nga ana e qytetarëve”, përfundoi fjalën e saj ministrja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHPËRTHEN" ME KRITIKA PAS ELIMINIMIT NË EUROPË/ Presidenti i Kukësit i zhgënjyer: Do të ketë shkarkime...
Previous article ISHIN SHPALLUR NË KËRKIM PËR VJEDHJE/ Arrestohen 2 të rinj në Tiranë

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

DEBATI/ Gazetarja e CNN e pyet për revoltën popullore, Rama humb qetësinë: S’jeni objektiv! Nuk ka protesta Breaking News

DEBATI/ Gazetarja e CNN e pyet për revoltën popullore, Rama humb qetësinë: S’jeni objektiv! Nuk ka protesta

MERR FUND ARRATIA E NIPIT TË "MIRIT TË XHIKËS"/ Erjon Rama shkon me këmbët e veta në Polici, emri i tij mes biznesmenëve që dyshohet se pastronin paratë e krimit Aktualitet

MERR FUND ARRATIA E NIPIT TË "MIRIT TË XHIKËS"/ Erjon Rama shkon me këmbët e veta në Polici, emri i tij mes biznesmenëve që dyshohet se pastronin paratë e krimit

"PAGESA ËSHTË KRYER NGA..."/ Berisha pranon se ka lobuar për të marrë vizën amerikane Politikë

"PAGESA ËSHTË KRYER NGA..."/ Berisha pranon se ka lobuar për të marrë vizën amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT