• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VERSACE”/ Arrestohen 2 të rrezikshmit në Tiranë, ja akuzat
Home
Aktualitet
Kronikë

“VERSACE”/ Arrestohen 2 të rrezikshmit në Tiranë, ja akuzat

18 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona të rrezikshëm në kryeqytet, pasi akuzohen për një sërë veprash të rënda penale.

Njëri prej të arrestuarve dyshohet si kreu i një grupi të strukturuar kriminal. Policia tha se dy personave iu janë sekuestruar edhe armë zjarri, gjatë kohës që janë sekuestruar në flagrancë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë Finalizohet operacioni policor “VERSACE”. Arrestohehen dy shtetas, njëri prej tyre kreu i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale.

Sekuestrohen tre armë zjarri dhe municion luftarak. Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një presoni të kërkuar, kreu i një grupi të strukturuar kriminal dhe pas një pune të mirë organizuar, nga Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u finalizua me sukses Operacioni Policor “VERSACE”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. S., 37 vjeç, banues në Tiranë; Xh.M., 35 vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë; Operacioni u zhvillua në lagjen “Demokracia“ në Qytetin e Mamurasit, ku në momentin e kapjes, shtetasve A.S dhe Xh.M, u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip GLOCK së bashku me 4 karikatorë me 60 fishekë luftarak, si dhe 1 armë zjarri pistoletë TT model 54, së bashku me dy karikatorë me 15 fishekë. Për shtetasin A. S., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin Penal të vitit 2017 ka caktuar masën e sigurise “Arrest në burg” për veprën penale ” Vrasja në rrethana të tjera të cilesuara” mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Po kështu shtetasit A.S., i kanë mbetur dhe 2 vite e 6 muaj për të vuajtur dënimin në bazë të vendit të gjykatës së Apelit dhënë në vitin 2018, për veprat penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Në cilësinë e provës matëriale u sekuestruan 3 armë zjarri, 75 fishekë luftarak, një sasi parash, dy automjete dhe 8 aparate celular.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të kryer nga shtetasi A.S dhe grupi kriminal që ai drejton. Matërialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREJ 3 VITESH NË KINË/ Ish-mesfushori i Inter pranë rikthimit në Serinë A tek...
Previous article PËRKRAHË NJËRI-TJETRIT/ Prince Boateng RIKTHEHET me ish-gruan e tij SUPER SEKSI (FOTO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri

KRIM I RËNDË NË MIRDITË/ Qëllohet për vdekje një person Aktualitet

KRIM I RËNDË NË MIRDITË/ Qëllohet për vdekje një person

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT