Në rubrikën tonë të përditshme “Summer në Alpe” kemi zgjedhur t’iu sjellim pamje nga Lumi i Shalës, aty ku pushuesit gjithnjë e më shumë po e”mbipopullojnë”
Lugina e Shalës, një zonë e virgjër lumore e cila vetëm së fundmi është futur në guidat e agjencive turistike po tërheq një vëmendje të jashtëzakonshme, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron.
AlpeNews.al ju sjell pamje nga Lumi i Shalës.
Aventurierët mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës. Pra aty mund të bëhet edhe plazh, edhe pse normalisht që temperaturat duhet të jenë mjaftueshëm të larta.
/AlpeNews.al