• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLET “PA DOREZA” PËR BASHËN/ Arben Ristani: Pres që Basha të reflektojë, ka dëmtuar jashtë mase opozitën
Home
Politikë

FLET “PA DOREZA” PËR BASHËN/ Arben Ristani: Pres që Basha të reflektojë, ka dëmtuar jashtë mase opozitën

17 July, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Arben Ristani foli pa ‘doreza’ sot në Top Talk duke thënë me zë shumë gjera që Demokratët ndoshta i mendojnë por nuk guxojnë t’i thonë. Përballë gazetarit Denis Dyrnjaja, ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së tha se djegia e mandateve nga Opozita nuk ishte rruga e duhur, sidomos mosfutja në zgjedhje.

Ish-nr 2 i Partisë Demokratike është i mendimit se tani që opozita nuk e realizoi dot objektivin, Basha duhet të reflektojë.

“Ne momentin kur është marrë vendimi edhe unë kam qenë pjesë e trupës qe e mori vendimin për të djegur mandatet.

U duk se ishte zgjidhja e vetme për të sensibilizuar shqiptarët për të keqen që po ndodhte, për t’i thënë shqiptarëve se kjo nuk behej per karriget e deputetëve të PD-së.

Duhej kjo rrugë radikale edhe për të bindur partnerët ndërkombëtarë por tashmë rezultati është ky që kemi në tavolinë, që opozita e bashkuar nuk e arriti dot objektivin që zgjedhjet të mos realizoheshin, gjithashtu nuk u arrit të merrnim dot perkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Pra duke u nisur nga pasojat besoj se nuk ishte rruga e duhur, sidomos mosfutja ne zgjedhje. Por prapë është reflektim personal. 

Duke u nisur nga rezultati, për sa kohë nuk arritëm ta largojmë Ramën, për sa kohë nuk arritëm të moszhvilloheshin zgjedhjet në 30 qershor, duke u nisur nga rezultati, fakti është që rruga nuk ishte e duhura”.

I pyetur për faktin se opozita ndodhet e papërfaqësuar as në nivel vendor dhe as ne nivel qendror, Ristani tha:

“Kjo e ka dëmtuar jashtë mase jo vetëm opozitën dhe elektoratin e djathtë por edhe me gjerë sepse e ka lënë elktoratin të papërfaqësuar. Nuk janë më pjesë e parlamentit, nuk janë më pjesë e pushtetit lokal, nuk janë pjesë e këshillave bashkiakë dhe ky është një dëm që i është shaktuar jo vetëm elektoratit të djathtë por edhe shqiptarëve”

Por a mund ta tkurrë kjo Partine Demokratike?

“Sigurisht që ka pasoja në elektorat sepse do të duhet që kjo të kompensohet. Duhet shtuar doza e njerëzve idealistë në ato nivele sa të kompensojnë qënien e opozitës jashtë institucioneve”, u përgjigj Ristani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARA NDESHJES QARABAG-PARTIZANI/ Ish-trajneri i Kukësit këshillon azerët: Ekipet shqiptare janë të famshme për …
Previous article FORMULA 1/ Jean Todt kërkon revolucion, ja ndryshimet që propozon

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT