• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
2.57 MILION LEKË GJOBA DHE 2 BLLOKIME/ AKU në “sitë” furra buke, byrektore dhe fast food-e në Tiranë e Shkodër
Home
Sociale

2.57 MILION LEKË GJOBA DHE 2 BLLOKIME/ AKU në “sitë” furra buke, byrektore dhe fast food-e në Tiranë e Shkodër

17 July, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

7 gjoba me vlerë totale 2.57 milion lekë si dhe dy bllokime aktiviteti ka vendosur Drejtoria Rajonale e AKU në Tiranë dhe Shkodër pas kontrolleve të ushtruara në furra buke, byrektore dhe fast food-e.

Nga këto kontrolle zyrtare ka rezultuar se disa subjekte në Tiranë dhe Shkodër/Velipojë nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, më konkretisht:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Furrë Buke Pastiçeri Losha” me aktivitet “prodhim dhe tregtim buke dhe produktesh pastiçerie”, Tiranë u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë pa u pajisur me liçensën përkatëse “Prodhim, përpunim e shpërndarje me shumicë e ushqimeve për njerëz”. Gjatë kontrollit të kryer u evidentua se kushtet higjeno-sanitare në ambientet e përpunimit ishin të papërshtatshme (dhoma e fermentimit kishte prani ndryshku; në ambientin e përpunimit kishte prani të sendeve të tepërta; mbetjet ishin të përhapura në të gjithë ambientin dhe nuk kishte një ambient për depozitimin e tyre; nuk dispononte librezën shëndetësore si dhe ambienti kishte nevojë për meremetime). Nga shqyrtimi i dokumentacionit u konstatua se subjekti nuk dispononte planin e vetkontrollit si dhe sistemin e gjurmueshmërisë ku të identifikojë produktin që prodhon apo tregton si dhe duke mos mbajtur regjistra për pranimin e lëndës së parë. Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

Gjobë 1,500,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar liçensën përkatëse,

Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të planit të vetkontrollit (HACCP),

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, si dhe,

U bë bllokimi i menjëhershëm i aktivitetit deri në plotësimin e mangësive.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Muhamer Taipi” me aktivitet “Byrektore” Velipojë, Shkodër, u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë, mungonte analiza e ujit si dhe nuk dispononte librezat shëndetësore të punonjësve. Për shkeljet e konstatuara AKU mori masën administrative “Gjobë” 150,000 lekë (për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë).

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Halil Duli” Velipojë, Shkodër, u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (në ambjent të hapur dhe me prani të pluhrave), nuk dispononte analizën e ujit të pijshëm dhe nuk kryente monitorimin e temperaturave. Për shkeljen e konstatuar AKU mori masën: i) Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare, ii) bllokim i menjëhershëm i aktivitetit dhe produkteve deri në plotësimin e mangësive.

Nga kontrolli i ushtruar në sub jektin “Fatos Rexhmati” me aktivitet “fast food” Velipojë, Shkodër, u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë si dhe mungonin librezat shëndetësore të punonjësve. Për shkeljet e konstatuara AKU mori masën administrative“Gjobë” 120,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë.

AKU do të vijojë kontrollet rigoroze në të gjithë vendin, për të garantuar zbatimin e ligjit nga operatorët e Biznesit Ushqimor me qëllim ofrimin e produkteve ushqimore të sigurta për të gjithë konsumatorët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTER ZYRTARIZON DY LARGIME/ Lojtarët e talentuar prezantohen me skuadrat e reja...
Previous article NË RAST KUALIFIKIMI NË CHAMPIONS/ Ja shifra që përfiton Partizani nga UEFA

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT