• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INFORMALITETI/ Rama nxjerr pamjet e bllokimit të hotelit: Bjerini lapsit, numërimi mbrapsht ka nisur…
Home
Politikë

INFORMALITETI/ Rama nxjerr pamjet e bllokimit të hotelit: Bjerini lapsit, numërimi mbrapsht ka nisur…

17 July, 2019 Delo.autor Aktualitet, Politikë

Qeveria është e vendosur në planin kundër informalitetit. Kryeministri Rama ka publikuar pamjet e bllokimit të një hoteli, ndërsa shkruan se numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës.

“Stop informalitetit. A i’a vlen humbja që sjell bllokimi ligjor për përfitimet nga shkelja e ligjit?! Kushdo që shkel ende ligjin le t’i bjerë lapsit. Numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës” thotë Rama në një postim në Facebook.  Ndërkohë që në zbatim të planit operacional për luftën kundër informalitetit ministrja Anila Denaj vizitoi dje dy biznese në Tiranë nga ku u shpreh se synimi është ulja e informalitetit dhe eliminimi i konkurrencës së pandershme.

Ministrja garantoi të gjithë bizneset që zbatojnë ligjet në fuqi se nuk duhet të shqetësohen nga inspektimet dhe monitorimet e administratës tatimore, pasi objektiv është ulja e informalitetit dhe sigurimi i konkurrencës së ndershme në treg, por theksoi se nuk do të hezitohet në marrjen e masave ndaj çdo subjekti apo njësie tregtare që shkel ligjin. “Garantoj të gjithë bizneset që kushdo që është në mbështetje të procedurave ligjore nuk ka pse të ketë asnjë shqetësim nga inspektimi, as nga tatimi, por mbi të gjitha duhet të trembet nga gjoba nëse në mungesë të respektimit të ligjit ajo gjobë do të vendoset, pasi është në të mirë të konkurrencës së ndershme dhe në respekt të punës, vullnetit tuaj dhe përpjekjeve tuaja që konkurrenca e ndershme të vendoset në vend. Asnjë problem nëse ligji zbatohet, asnjë shirit nëse ligji zbatohet”, u shpreh Ministrja.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë informoi bizneset mbi nisjen e zbatimit të Planit Operacional në luftën kundër informalitetit, zbatim i cili do të jetë i vazhdueshëm dhe do të angazhojë jo vetëm Ministrinë dhe administratën tatimore, por edhe institucione të tjera shtetërore. “Plani Operacional nënkupton që strukturat brenda administratës tatimore, në ministri, dhe së bashku me institucionet e tjera që nuk është vetëm administrata tatimore, është Inspektorati i Punës dhe institucione të tjera, të sigurojnë që Plani Operacional të jetë i vazhdueshëm, në përpjekje për të respektuar ndershmërinë ndaj zbatimit të ligjit dhe mbi të gjitha konkurrencën e ndershme”, theksoi Ministrja Denaj.

Para dy ditësh, kreu i qeverisë, Edi Rama paralajmëroi  “furtunë” te Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, pas shkarkimit të drejtorit Enton Duro. Në prezantimin e drejtoreshës së re të Tatimeve, Delina Ibrahimajn, Rama theksoi se rezultati do të jetë bazik për çdo drejtor e punonjës të administratës shtetërore. Duke iu drejtuar të gjithë bizneseve në vend ai u bëri thirrje që të lëshojnë rregullisht faturat, pasi në të kundërt pasojat do të jenë të rënda.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ELIMINUA NGA KUALIFIKUESET CHAMPIONS/ Trajneri i Feronikel: Skuadra dha maksimumin, e dinim që...
Previous article SHPËRTHEN BOMBOLA E GAZIT NË SELENICË/ Shtëpia në flakë, plagosen burrë e grua (EMRAT)

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT