• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PORTRET/ Ursula von der Leyen, gruaja e parë në krye të KE
Home
Nderkombetare

PORTRET/ Ursula von der Leyen, gruaja e parë në krye të KE

16 July, 2019 F.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Emri i saj ka nisur të bëhet familjar për mediat ndërkombëtare, kohët e fundit. Ajo u zgjodh sot Presidente e Komisionit Evropian, duke zëvendësuar Jean-Claude Juncker.
Ursula von der Leyen hyri që tani në histori si gruaja e parë që ia ka dalë të arrijë në këtë pozitë.
Ajo u konfirmua me një diferencë prej 383 votash “pro” dhe 327 “kundër”, ndërkohë që kishte nevojë vetëm për 374 deputetë të Parlamentit Europian, që ta mbështesnin atë, nga 747 ligjvënësit që ka në total.
Ajo ka qenë ministre e Mbrojtjes së Gjermanisë dhe asta që e njohin, thonë është e njohur mirë me përgjegjësinë e vendimit dhe kompetencat.
E lindur në Bruksel në vitin 1958, u zhvendos në Gjermani kur ishte 13 vjeçe. Studioi për ekonomi në universitetin e njohur LSE (London School of economics) dhe më pas studimet për mjekësi në Hanover. Por shumë shpejt u përfshi në rrjedhat e jetës politike.
Von der Leyen njihet si aleatja më e ngushtë e Kancelares Angela Merkel, si pjesë e partisë së saj, CDU, nga 2005.
Ajo është nënë e 7 fëmijëve, tipar ky mjaft i pazakontë për Gjermaninë ku mesatarja e lindjes është 1 fëmijë për një grua.
Për fatin e mirë të shqiptarëve, Ursula njihet si partizane e zgjerimit të BE. Edhe gjatë paraqitjes së saj përpara votimit triumfues, deklaroi se është PRO hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në BE.
Në shikim të parë, 60-vjeçarja me pamje fotozhinike, duket të jetë një zgjedhje e përsosur, me përvojë politike dhe personalitet të fortë për të udhëhequr qëndrimet e ndryshme dhe jo rrallë “kokëforta” të BE-së.
Integrimi, refugjatët dhe krisjet mes familjes evropiane,- janë disa nga sfidat e saj. Mbetet për tu parë nëse nëna e një familje me 7 fëmijë do ia dalë që të drejtojë po aq mirë edhe familjen e madhe europiane, në një periudhë “kokëçarjesh” dhe sfidash të mëdha.

/Marrë nga Alfred Pez@, blogu personal

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U GJOBIT ME 5 MILIARD DOLLARË/ Kjo është shuma marramendëse që Facebook fitoi në vetëm 30 minuta
Previous article I JEP FUND PUSHIMEVE/ Armando Sadiku rikthehet në stërvitje. "Bomberi" ka... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT 26 DITË PROTESË/ Rilexohen kërkesat drejtuar Ramës e qeverisë nga Goxhaj Aktualitet

QYTETARËT 26 DITË PROTESË/ Rilexohen kërkesat drejtuar Ramës e qeverisë nga Goxhaj

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj Aktualitet

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla Botë

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT