• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I MBAN NË “PUNË” EDHE NË VERË/ Kryemadhi-strukturave: Do rrëzojmë Ramën
Home
Politikë

I MBAN NË “PUNË” EDHE NË VERË/ Kryemadhi-strukturave: Do rrëzojmë Ramën

16 July, 2019 F.autor Politikë

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në fjalën e saj përpara simpantizantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës deklaroi se falënderon të gjithë aata qëe bojkotuan zgjedhjet e 30 qershorit, që për të ishin mono-partiake.

“Falenderoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e LSI që bojkotuan votimet moniste të 30 qershorit, pavarësisht presionit kriminal dhe trysnisë së pushtetit me bukën e gojës dhe vendin e punës. LSI është partia e fjalës së mbajtur, e energjisë rinore, e punësimit dhe shanseve të barabarta”, tha ajo.

Monika Kryemadhi theksoi se strukturat e LSI janë angazhuar në të gjithë vendin, duke vënë në dukje se kjo forcë politike do të punojë edhe gjatë korrikut dhe gushtit.

“Strukturat e LSI të angazhuara plotësisht në të gjithë vendin. Muaji korrik dhe gusht, jo muaj pushimi, por pune të plotë për zgjedhjet. Në këtë betejë jemi, jo për një zgjidhje të momentit për klasën politike, por për ndryshimin e sistemit për të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve Votimet e Rilindjes së 30 qershorit u refuzuan në mënyrë plebishitare nga shqiptarët

Sot kemi një KQZ qesharake, ende nuk ka një rezultat zgjedhjesh. Çdo ditë e kësaj qeveria në pushtet thellon varfërinë dhe skamjen e shqiptarëve. Çdo ditë në pushtet e Edit shoqërohet me një mega korrupsion

Ajo shtoi se rritja e çmimit të naftës është një tjetër skandal i kësaj qeverie.

“Në një javë dy skandale që e rrisin çmimin e naftës me 25 lekë për litër. Askush të mos mendojë që mund të gëzojë djersën, mundin dhe gjakun e shqiptarëve me kontrata korruptive. Bujqësia drejt kolapsit dhe pa këtë rritje të frikshme të naftës

Rritja e çmimit të naftës nga dy aferat korruptive të Ramës do prekin jo vetëm xhepat e shqiptarëve, por do kenë edhe pasoja negative në gjithë ekonominë. Për dy oligarkë, do dëmtohen dhjetra eskportues dhe mijëra prodhues në bujqësi”, deklaroi ajo.

Për Kryemadhin, Shqipëria është zhytur në krizë të thellë dhe raporti ii DASH pasqyron më së miri gjendjen dramatike të Shqipërisë.

“Jemi në këtë betejë për të zhbërë të keqen që ka çuar në 35% numrin e qytetarëve që jetojnë nën minimumin e varferisë. Investimet e huaja janë bërë si përrallë nga e kaluara

Raporti i DASH një epikrizë për së mundjen e ekonomisë së vendit LSI ka një program shumë të qartë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka futur Rilindja. Kapja e ekonomisë në pesë duar po largon edhe biznesmenët shqiptarë nga vendi”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKON TË ZËVENDËSOJË MAURO ICARDIN/ Inter pritet të paraqes një ofertë të re për Lukakun, ja shifra e "çmendur"
Previous article PROJEKTI "SMILE ALBANIA"/ Rama: S'ka më maska, turistët në Shqipëri priten me buzëqeshje

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT