• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHEJT PËR SHEFEN E KE/ Ja sa vota i nevojiten kandidates gjermane
Home
Nderkombetare

ZGJEDHEJT PËR SHEFEN E KE/ Ja sa vota i nevojiten kandidates gjermane

16 July, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Ursula Fon Der Lajen shpalosi të martën vizionin e saj për Europën nëse zgjidhet presidente e Komisionit Europian. Politikania gjermane pritet të marrë shumicën absolute të 751 europarlamentarëve në votimin që është parashikuar të mbahet në orën 18. Të gjelbrit dhe të majtë vijojnë ta kundërshtojnë mënyrën e fshehtë si ajo u kandidua nga liderët europianë.

Parlamenti Europian po debaton prej orësh për zgjedhjen e presidentes së re të organit ekzekutiv të unionit.

Kandidatja, Urzula fon der Lajen, siguroi të martën 751 eurodeputetët e mbledhur në Strasburg se në pesë vitet e ardhshme, axhenda e saj do të fokusohet te politikat ambientaliste, sundimi i ligjit dhe konkurrueshmëria.

Në fjalimin e saj prej 40 minutash me pasazhe në tri gjuhë të ndryshme angleze, frënge dhe gjermane për t’u shfaqur më unifikuese, e besuara e kancelares Angela Merkel premtoi rol më të madh social të BE-së në zbutjen e varfërsisë, respektimin e të drejtave të grave dhe modernizimin e sistemit për emigrantët dhe azilantët.

Më herët ajo është treguar gjithashtu dashamirëse ndaj idesë së hapjes së negociatave për anëtërësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Fon der Lajen ka nevojë për të paktën 376 vota nga 751 të mundshme për t’u konfirmuar shefe e ekzekutivit europian për pesë vitet e ardhshme.

Në të kundërt, një tjetër kandidat do të duhet të paraqitet brenda afatit njëmujor.

Disa forca politike si të gjelbrit, ekstremi i djathtë dhe i majtë janë shprehur paraprakisht se nuk do e votojnë kandidaten 60-vjeçare edhe për arsye parimore, meqë është kandiduar pas negociatave sekrete të krerëve të shteteve dhe jo përmes sistemit tradicional të nominimit.

Fon der Lajen kundërshtohet edhe nga bashkëkombësit e saj socialdemokratë, të cilët citojnë akuzat e vjetra për abuzime të fondeve në kohën kur erdhi në krye të dikasterit të Mbrojtjes.

Përpara votimit që nis të martën në orën 18, politikiania kristiandemokrate ka njoftuar se do të heqë dorë nga karrigia e ministres për t’iu përkushtuar tërësisht kauzës proeuropiane, pavarësisht rezultatit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EUROBASKET 2021"/ Kombëtarja nis grumbullimin për raundin e tretë eliminator
Previous article DY AKSIDENTE NË ELBASAN/ Katër të plagosur. Një prej shoferëve e nxjerrin jashtë me...

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit Botë

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit

SHBA PUBLIKON MARRËVESHJEN SHBA-LIBAN/ Në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja graduale e Izraelit Botë

SHBA PUBLIKON MARRËVESHJEN SHBA-LIBAN/ Në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja graduale e Izraelit

BURG DHE MILIONA DOLLARË GJOBË/ Ish-këshilltari i Trump pranon fajësinë për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara Botë

BURG DHE MILIONA DOLLARË GJOBË/ Ish-këshilltari i Trump pranon fajësinë për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT