Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje.
Sipas policisë, 46-vjeçari me inicialet S.M u arrestua në lagjen “Tre Heronjtë”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Shkodër
Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë
Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim i dënuar dhe mëparë për vjedhje.
Nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bazë të informacionit të marrë në rrugë operative, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:
- M. 46 vjeç, banues në lagjen Tre Heronjtë, Shkodër, pasi ishte i shpallur në kërkim u bë ekzekutimi i urdhër ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.