• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË 6 MUJORIN E PARË/ Rritet cilësia e SHËRBIMIT për drejtuesit e automjeteve
Home
Sociale

NË 6 MUJORIN E PARË/ Rritet cilësia e SHËRBIMIT për drejtuesit e automjeteve

16 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Sociale

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor publikoi raportin për 6-mujorin e parë të 2019, ku vihet re rritje me 16.5% e shërbimeve krahasuar me një vit më parë, ndërsa është vendosur një rekord historik në mbledhjen e të ardhurave.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se këto janë disa të dhëna domethënëse të rritjes së cilësisë së shërbimit për drejtuesit e automjeteve.

“Mirëmëngjes dhe me disa të dhëna domethënëse të rritjes së cilësisë së shërbimit për drejtuesit e automjeteve, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Në raportin janar-qershor 2019, DPSHTRR thekson se numri i shërbimeve i cili në të njëjtën periudhë të 2018 ishte 821 522 shërbime, në 2019 regjistron 957 440 shërbime, ose 135 918 shërbime më shumë këtë gjashtëmujor se sa një vit më parë.

“Janë 907 shërbime të kryera në vetëm 1 orë; 129 shërbime më shumë në 1 orë, ose 14.2% më shumë shërbime në 1 orë”, thekson DPSHTRR.

Sa i takon të ardhurave, në periudhën janar-qershor të vitit 2018 u arkëtuan 848, 246, 000 lekë, ndërsa këtë 6-mujor u arkëtuan 927 199 000 lekë duke vendosur një rekord historik të të ardhurave.

“Janë 78, 953, 000 lekë më shumë (9.3%) të ardhura këtë gjashtëmujor se sa një vit më parë. Të ardhurat sipas shërbimeve: regjistrim mjeti 10 % më shumë; leje drejtimi 8.1% më shumë; taksa dhe tarifa 7% më shumë; të ardhura të tjera 15.6% më shumë. Kemi 7652 shërbime të ofruara nga risitë janar-qershor 2019; 5993 ndryshime pronësie të mjetit, 161 targa suvenir; 828 në kushtet e komoditetit online, 670 targa të veçanta”, thekson DPSHTRR.

Lidhur me investimet, në janar-qershor 2018 u investuan 107, 852, 985 lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2019 u investuan 202, 439, 191 lekë.

“Kemi 94, 586, 206 lekë më shumë investime ose 87.7% më shumë që shkuan në modernizime pajisjesh dhe sistemesh, restaurime strukturash, dixhitalizim procedurash, zyra të reja shërbimi. Në sajë të këtyre investimeve ofrohen pranë qytetarëve 4 zyra të reja, në Kavajë, Gramsh, Çorovodë, Himarë. Po ashtu ofrohen 8 procedura dhe 118 296 shërbime në vit. Në sajë të këtyre investimeve lehtësohen 14 877 zotërues mjetesh në vit pa rritur tarifat dhe me të njëjtin numër personeli”, thekson DPSHTRR.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U LARGUA "TCH" PAS 15 VITESH? Flet për herë të parë Albana Osmani (FOTO)
Previous article GRINDJE MES ÇIFTIT/ Babai hedh vajzën 16 muajshe nga ballkoni

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT